Nëse ende nuk keni vizituar muzetë apo sitet arkeologjike, që ndodhen pranë qytetit tuaj apo kudo në Shqipëri, kjo është dita!
Muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin, hapin dyert për vizitorët. Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, në 18 Prill, hyrja në to do të jetë FALAS.
Ndërkaq do të keni mundësi të shijoni jo vetëm pasuritë e trashëgimisë kulturore, por të merrni pjesë edhe në aktivitetet që do të zhvillohen pranë tyre: ekspozita fotografike, promovime librash, koncerte, trajnime, punëtori, leksione të hapura etj.

Një ditë më pranë monumenteve të kulturës.

Burimi:Elva Margariti

Artikulli paraprakEkspozita e Artit Figurativ  “PranverArt 10” është e hapur nga 15 – 24 prill tek Muzeu Historik Kombëtar 
Artikulli tjetërEkspozita “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri” do të qëndrojë e hapur në mjediset e Kalasë së Tiranës në datat 18 – 30 prill 2019