Kulari dikur ka qenë një fshat më i madh se Divjaka dhe ndodhej pranë lumit Shkumbin. Përbëhej nga fise autoktone, por që i bashkoheshin edhe familje të ardhura për arsye hasmërie nga vise të tjera të Shqipërisë.


Pylli i Kularit – Foto 2
Po pse quhej Kular?
Mendohet se emri i vjen prej meandreve që krijonte lumi. Pylli mbulonte gjithë zonën dhe përdorej nga banorët si burim lënde drusore dhe vend kullotje për bagëtitë. Balta e kularit ishte me nam në zonë për të bërë tjegulla dhe tulla. Nga fillimi i viteve 60, pas përmbytjeve të vazhdueshme, u vendos nga Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe, që fshati të zhvendosej në drejtim të Divjakës. Një pjesë e madhe e pyllit u shpyllëzua për të hapur toka bujqësore. Këto janë disa foto të bëra sot me dron, ku duken qartësisht Shkumbini dhe shtrati i vjetër i tij.

Pylli i Kularit – Foto 3

Pylli i Kularit – Foto 4
Burimi: Ardian Koci