Rëndësia e kujdesit parandalues në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

0
195

Tetori, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, na kujton rëndësinë e kujdesit parandalues. Por parandalimi nuk fillon vetëm me shëndetin fizik; fillon gjithashtu me shëndetin mendor, përkujdesja për veten, dashuria familjare dhe mbështetja shoqërore. Këta elementë janë të gjithë të rrënjosur thellë në vlerat me të cilat jetojmë dhe ato mund të ofrojnë një rrugë drejt shërimit, paqes dhe lumturisë edhe kur shanset janë kundër nesh. Më 17 tetor 2024 gjatë Ditës Botërore te Vlerave me temë  do zhvillohen aktivitete të ndryshme në shtrirje globale. Sikurse çdo vit edhe këtë vit organizata ALVA-Albanian Values mbështet nismën ”Rijetësimi i Vlerave” në rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjeve dhe rolit që vlerat luajnë edhe në rastet e sëmundjeve të rënda sikurse është kanceri i gjirit.

Vlerat për parandalimin e sëmundjeve

Gjatë fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit të tetorit, na rishfaq shqetësimin sesi shëndeti është gjithëpërfshirës. Ndërsa parandalimi mjekësor është kritik, shëndeti ynë mendor, dinamika e familjes dhe mbështetja shoqërore luajnë role po aq të rëndësishme. Shëndeti mendor i një gruaje formësohet nga sa shumë ajo ndihet e mbështetur dhe e vlerësuar nga të dashurit dhe komuniteti i saj, miqësia, kolektivi, shoqëria etj.

Kur vlera të tilla si dashuria, kujdesi dhe uniteti përqafohen në familje, kjo krijon një bazë për mirëqenien emocionale. Dashuria familjare ofron jo vetëm rehati, por edhe forcën për të përballuar sfidat shëndetësore. Për më tepër, vlera e solidaritetit në shoqëri i ndihmon gratë të kenë akses në informacion, kujdes dhe mbështetje kur merren me sëmundje, duke reduktuar ndjenjat e izolimit.

“Dashuria familjare dhe mbështetja shoqërore janë thelbësore në ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik. Ne duhet të pranojmë se parandalimi fillon në shtëpi – me vlerat e rëndësishme si kujdesi dhe ndjesia se i përkasim njëri-tjetrit.”

 

Parandalimi i Kancerit të Gjirit: Udhëzime për Një Jetë të Shëndetshme

Parandalimi i kancerit të gjirit fillon me një stil jete të shëndetshëm. Ndër faktorët kryesorë të rrezikut janë historia familjare e kancerit të gjirit, por studimet tregojnë se stilin e jetesës luan një rol të rëndësishëm. Duke bërë disa ndryshime, gratë mund të ulin ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Masat parandaluese përfshijnë:

  1. Limitoni alkoolin – Konsumi më i madh i alkoolit rrit rrezikun për kancer gjiri. Konsumoni jo më shumë se një gotë në ditë.
  2. Mos pini duhan – Duhanpirja është e lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit, veçanërisht te gratë në pre-menopauzë.
  3. Kontrolloni peshën – Obeziteti, sidomos pas menopauzës, rrit mundësitë për kancer gjiri.
  4. Aktiviteti fizik – Ushtrimet fizike ndihmojnë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme, që është thelbësore për parandalimin.
  5. Gjidhënia – Ushqyerja me gji ul rrezikun e kancerit të gjirit.
  6. Kufizoni hormono-terapinë – Terapia hormonale afatgjatë rrit rrezikun e kancerit, ndaj është mirë të konsultoheni me mjekun për alternativa.
  7. Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve radioaktive dhe ndotjes – Ekspozimi ndaj rrezatimeve dhe ndotjes ambientale është një faktor rreziku.
  8. Kryeni kontrolle të rregullta – Bëni kontrolle të shpeshta të gjirit dhe konsultohuni me mjekun nëse vëreni ndryshime.

Nëse vini re ndonjë ndryshim në gjoks, si kokrra apo ndryshime në lëkurë, duhet të vizitoni menjëherë mjekun. Parandalimi fillon me kujdesin për veten dhe një stil jetese të shëndetshëm.

Artikulli paraprakRoli i vlerave në përballjen me sfidat dhe shkeljet e të drejtave të njeriut
Artikulli tjetërTë jetosh një jetë të lumtur përmes sakrificës dhe kujdesit për veten