Lumturia është diçka që ne të gjithë e kerkojmë. Palumturia nuk ka të bëjë me situatat apo me gjërat që na rrethojnë, por ka të bëjë me ne. Jemi ne ata që e lejojmë ose nuk e lejojmë vetën të jemi të lumtur.
Tolstoi pati thënë se “Është aftësia jote për të dashur të tjerët”, në anën tjetër Victor Hugo besonte tek “bindja se ne jemi të dashur”. “Ha, Lutu, Dashuro” e autorës Elizabeth Gilbert e përcakton lumturinë si “pasojë të përpjekjes tonë”.

Të gjitha këto përcaktime të lumturisë mund të jenë të sakta. Kjo varet nga ajo që është me e rëndësishme për ju, sepse ju jeni çelësi i lumturisë suaj.
Ne mund të  jemi plotësisht të lumtur atëherë kur gjejmë kënaqësi në atë që bëjmë dhe në atë që kemi. Por kur ne e kërkojmë lumturinë nga njerëzit apo gjërat që na rrethojnë, ne nuk mund të jemi të lumtur dhe në këtë mënyrë ngritet niveli i pakënaqësisë.

9 Mënyrat për ta bërë vetën të lumtur

 1.Përforcoj veset tua pozitive
Vazhdo t`i përdorësh veset tua pozitive meqë në këtë mënyrë do ta fitoni ndjenjën e vetbësimit, që do të jetë si motiv për të fituar vese të tjera pozitive, gjë që do të ju bëj të ndiheni mirë.

2.Kaloni kohën me njerëzit që doni
Të kalosh kohën me njerëzit që do ndikon në disponimin tuaj dhe ju bën të ndiheni më të plotësuar.

3.Bëhu mirënjohës/e
Çdo ditë shkruani pesë gjërat për të cilat jeni të lumtur, të cilat i keni dhe i vlerësoni.

4.Aktivizohu me sporte të ndryshme
Aktivizimi i trupit me sporte të ndryshme ndikon që ju të keni një gjumë më të rehatshëm dhe që të jeni më pak të shqetësuar. Sporti e ndihmon reduktimin e stresit dhe ndjenjave negative.

5.Bëj gjumë të rregulltë gjatë natës
Është e rëndësishme që gjumi të jetë me orare të caktuara. Zakonisht preferohet 6-8 orë në ditë gjumë. Mbani mend gjumi gjatë ditës, nuk zëvendëson gjumin e natës.

6.Bëje çdo ditë të bukur
Epo jo çdo ditë mund të jetë e bukur, meqë mund të ndodh ndonjë e papritur. Mundohuni që ta bëni ditën tuaj të bukur, në çdo gjë të keqe ta gjeni anën pozitive.

7.Ji optimist/e
Kur të bëni plane për diçka, mendoni që do të ketë sukses. Mos hamendësoni dështimin.

8.Mos e krahaso vetën me të tjerët
Asnjëherë mos krahasoni vetën me dikë tjetër, meqë kjo nuk do t`iu lejoj të jeni të kënaqur me vetën dhe në këtë mënyrë e ushqeni ndjenjën e pakënaqësisë.

9.Lëre përsosmërinë dhe vlerësoje vetën
Mos e synoni përsosmërinë. Ju keni të meta, ne të gjithe kemi. Pranoni ato. Nëse janë të meta që mund t`i përmirësoni, përmirësoni, por asnjëherë mos e mbani fokusin tek ato të meta.
Më e rëndësishmja është ta duash vetën dhe ta pranosh ashtu siç je. Sepse ta duash vetën nënkupton që nuk duhet të jeni përfekt, për tu konsideruar të mirë.

Burimi:www.barazia.com / Përshtati për ALVA – V. D.