Thirrje për ndërgjegjësim në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

0
63

25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave sjell në vëmendje thirje per reagim ndaj rritjes shqetësuese të dhunës ndaj grave si në Shqipëri dhe globalisht, me pasoja që shpesh në disa raste fatkeqsisht përfundojnë me tragjedi. Kjo dhunë, edhe pse trajtohet me protesta apo fushata të ndryshme, shpesh injorohet ose minimizohet nga institucionet dhe shoqëria, duke i lënë gratë të ndihen të dëshpëruara dhe shqetësimet e tyre të lihen në heshtje.

Të dhënat e studimeve të kohëve të fundit tregojnë se 48 mijë shqiptarë në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.  Situata është alarmante, se pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe vajza.

Përveç kësaj, sipas një raporti të Bankës Botërore 50% e nxënësve të moshës 15 vjeç në Shqipëri  janë analfabetë funksionalë. Rritja e numrit të adoleshentëve analfabetë funksionalë, është një problem që përkeqësohet nga faktorë ekonomikë dhe social.

Gazetari Agim Baçi cilëson se: Nuk është analfabet ai që nuk shkruan e nuk lexon, por ai /ajo që nuk di kuptimin e asaj që shkruan apo që lexon dmth., nuk kupton atë që i kërkohet, nuk ka aftësinë për të transmetuar siç duhet një problematikë dhe kjo sjell një zinxhir moskuptimesh. Një analfabet funksional nuk është vetëm i keqi i vetes, por edhe i të tjerëve që e rrethojnë.

Megjithatë, analfabetizmi nuk është i vetmi faktor me ndikim në dhunën ndaj gruas. Patriarkalizmi, si një sistem që favorizon dominimin e burrave, është burimi kryesor i dhunës ndaj grave. Ndërsa analfabetizmi dhe mungesa e arsimimit mund të jenë faktorë që e përkeqësojnë këtë problem, ato janë shpesh pasojë e patriarkalizmit dhe jo shkaku i tij.

Disa zgjidhje të mundshme mund të këshillohen janë:

  • Mundësia e arsimimit të vajzave dhe grave për të rritur vetëdijen dhe pavarësinë e tyre.
  • Krijimi i fushatave për ndryshimin e normave kulturore, duke sfiduar zakonet që justifikojnë dhunën.
  • Adresimi i dhunës si një problem struktural, duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave.

Dhuna ndaj grave është një çështje komplekse që kërkon qasje të integruar për të adresuar analfabetizmin, patriarkalizmin dhe indiferencën institucionale. Vetëm kështu mund të arrihet një shoqëri më e drejtë dhe e barabartë.

Artikulli paraprakParashqevi Qiriazi, e vetmja delegate grua në Kongresin e Manastirit
Artikulli tjetërFeminist hold the line!