“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, është një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre. Është dita kur vetë fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre, por për dallim nga të rriturit, kërkesat e tyre bëhen përmes lojërave dhe festave.

Origjina e kësaj feste daton që nga viti 1925, kur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës u takuan në Gjenevë të Zvicrës, për të mbajtur konferencën e parë botërore për mirëqenien e fëmijëve. “Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve” u krijua më 1 qershor 1950, pas Kongresit të Federatës Ndërkombëtare Demokratike të Grave, në Moskë që u zhvillua më 1949. “Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve -1 Qershori”, vë në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë fëmijëve.