Në konkursin që u përzgjodh Edona kanë konkurruar 400 fëmijë, 30 prej tyre janë përzgjedhur në mesin e të cilëve ishte edhe Edona. Ajo që nga mosha 8 vjeçare është marrë me këndim në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Edona Hamza një 10 vjeçare, e cila ka prejardhjen nga fshati Dobratin i Komunës së Podujevës është përzgjedhur si aktore nga një agjent i Hollywood-it nga departamenti i të rinjve në CTG.

Edona, prej kohësh jeton në Kanada dhe ajo tashmë është në prag të jetë njëra ndër fytyrat e kinomatografisë Holliwoodiane. Se ajo është përzgjedhur nga një agjent i Hollywood-it, i cili do ia menaxhojë karrierën e saj, e kanë bërë të ditur të afërmit e Edonës, përmes një postimi në Facebook. “Pas një jave të gjatë trajnimi dhe audicioni, ne jemi krenar të njoftojmë se vajza jonë Edona Hamza u përzgjodh nga një agjent i Hollivudit nga departamenti i të rinjve të CTG.

Ky agjent do ta përfaqësojë atë në karrierën e saj të re dhe emocionuese në moshë kaq të re në aktrim. Ne jemi shumë krenarë me aktoren tonë Edona.

Burimi:www.insajderi.com / www.kultplus.com/