13 dhjetor është Dita Botërore e Violinës – International Day of Violin, vegla që ka emancipuar muzikën tonë qytetare.

Bashkë me violinën kujtojmë dhe vlerësojmë violinistët e shquar shqiptarë, mjeshtra të muzikës popullore ndër vite si:

Violina/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
  • Hafize Leskovikun e sazeve të Selimit,
  • Asim Cenon e sazeve të Bilbil Vlorës,
  • Demkēn dhe Hajron e sazeve të Korçës,
  • Sadik Çaçin e sazeve të Radios,
  • Isuf Myzyrin e Elbasanit,
  • Mitro Jorgon e Leskovikut,
  • Mark Kaftallin e Ahengut Shkodran,
  • Xhemal Muzikantin dhe Çećon e Ansamblit Kombëtar të Valleve Ansambli Popullor Akkvp,
  • Llazar Vangjelin e sazeve të Usta Laver Bariut,
  • Ethem Qerimin,
  • Muharrem Gurrën e Tiranës, 
  • Aurel Qirjo i sazeve të Lulushit
  • e deri tek Eraldo Feto i sazeve të Telando Fetos etj. (Në pamundësi për ti përmendur të gjithë).

Vegla e violinës ose qemania është ngulitur thellë edhe në folklorin gojor:

Po vjen djali vet i tretë, 
me llahutë e me gërnetë, 
qemanesë i bie vetë!

Gëzuar këtë ditë gjithë miqve të mi të violinës klasike: Tedi Papavrami, Florian Vlashi, Ervis Gega Violinist, Suela Piciri, Evangelos Papadimitris, Lorenc Radovani, Ina Kosturi, Klaidi Sahatçi, Shkelzen Doli, Blerta Ristani, Edmond Sinani Meta, Nevila Dergjini Koliqi, Franc Shestani, Kristi Gjezi, Arben Kadesha, Jonian Ilias Kadesha, Anton Berovski, Anton Kaftalli, Taulant Dedja, Lorin Lepuri etj.

Burimi:www.vasilote.com