17 tetor 2019 “Dita Botërore e Vlerave” Shqipëri

0
439

FTESË

Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare në bashkëpunim me komunitetin global “World Values Day”, “Barrett Values Centre”,  “Barrett Academy for the Advancement of Human Values” ju fton në eventin “WORLD VALUES DAY – DITA BOTËRORE E VLERAVE”.

Tema “Vlerat dhe Mirëqenia”,

ditën e enjte, ora 17:00 – 18:00 datë 17 Tetor

vendodhja “The Ivanaj Foundations of New York and Tirana”, Tiranë

               në mbështetje të nismës “UNË E VLERËSOJ GRUAN”                      

Ju lutemi bashkohuni me ne në “Ditën Botërore të Vlerave” në vitin tonë të dytë të organizimit. Programi do të përfshijë një diskutim me të ftuarit tanë rreth kontributit të vlerave më të mira shqiptare në jetën tonë si dhe do informoheni rreth nismës “UNË E VLERËSOJ GRUAN”, në mbështetje të “17 Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm”.

Dita Botërore e Vlerave është një fushatë vjetore për të rritur ndërgjegjësimin dhe praktikimin e vlerave në të gjithë botën. Kur njerëzit janë të vetëdijshëm për vlerat e tyre thelbësore dhe punojmë për të jetuar në përputhje me to, ato kanë ndikim pozitiv në botën përreth nesh. 

Rezervoni pjesëmarrjen në numrin e cel.  00355677165055 dhe adresën e emailit  alvaalbanianvalues@gmail.com, si dhe në rrjetet tona sociale. Hyrja e lirë.

Faleminderit & Ju mirëpresim!