“WELLCOME ALBANIA – MIRË SE ERDHE SHQIPËRI” – ishin fjalët e para mikpritëse të takimit me liderin botëror, themeluesin e “Barrett Values Centre”, z. Richard Barrett, cili i ka studiuar vlerat shkencërisht. Studime të cilat na kanë mundësuar të jemi edhe më të qartë në rrugëtimin që ne si organizatë kemi ndërmarrur bazuar në vlerat më të mira shqiptare.

Në shenjë mirënjohje Drejtorja Ekzekutive e organizatës “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare” znj. Manjola Perja i dhuroi “Certifikatën e Mirënjohjes” liderit botëror z. Richard Barrett”, për kontributin që ai ka ofruar ndër vite dhe ende ofron me studimet, platformat dhe librat e tij, duke mundësuar zhvillimin e lidërve, organizatave dhe mbarë kombeve bazuar në vlerat më të mira të tyre; si dhe në veçanti për mbështetjen që na ka dhënë si organizatë për të qenë pjesë e komunitetit global të vlerave, të denjë midis të tjerave organizatave në botë duke dhënë kontributin tonë në evidentimin dhe kultivimin e vlerave më të mira shqiptare. Publikimi i certifikatës është bërë gjatë aktivitetit të zhvilluar më datë 18 tetor 2018 në “Ditën Botërore të Vlerave”, “World Values Day – Albania” me temën  “Mirënjohja”.