Dita Botërore e Vlerave është një fushatë vjetore për të rritur ndërgjegjësimin dhe praktikimin e vlerave në të gjithë botën. Dita Botërore e Vlerave kthehet për të katërtin vit radhazi më 17 Tetor 2019. Fushata vjetore është rritur masivisht që kur filloi nga viti 2016, duke arritur tashmë në më shumë se 60 milion njerëz në mbi 100 vende të globit, me aktivitete që variojnë nga konferenca dhe evente të mëdha të organizuara në mënyrë masive individualisht dhe kolektivisht bazuar në aktet e mirësisë dhe njerëzimit.
Etika e Ditës Botërore të Vlerave është e thjeshtë. Kur njerëzit janë të vetëdijshëm për vlerat e tyre thelbësore dhe punojmë për të jetuar në përputhje me to, ato kanë ndikim pozitiv në botën përreth nesh. Në vitin
2019, ne besojmë se kjo është akoma edhe më shumë e rëndësishme. Dita Botërore e Vlerave – “World Values Day” mbështetet nga shumë organe të njohura gjerësisht si RSA (Royal Society for Arts), CIPD, UK Values Alliance – Aleanca e Vlerave në Mbretërinë e Bashkuar, PwC, Co-Operatives UK  dhe dhjetëra të tjerë nga e gjithë bota.

Tema e këtij viti

Vlerat dhe mirëqenia është tema e Ditës Botërore të Vlerave të këtij viti e cila zhvillohet më datë 17 Tetor 2019.
Vlerat tona drejtojnë dhe formojnë jetën tonë. Kur ne jetojmë në përputhje me to, ndihemi mirë për veten dhe ne jemi më të lumtur, më të qëllimshëm, më të përmbushur. Nëse i tejkalojmë ato, stresohemi dhe nuk jemi të lumtur. Me fjalë të tjera, ata janë shtytësit e mirëqenies sonë – 
mirëqenia mendore dhe emocionale, dhe në një farë mase edhe mirëqenies sonë fizike.
Mirëqenia duket se është në axhendën e të gjithëve këto ditë. Megjithatë, në të gjithë diskutimin intensiv për mirëqenien që shohim nëpër media, roli i vlerave është injoruar shumë shpesh.

Si të përfshiheni?
Në përputhje me temën e këtij viti per vlerat dhe mirëqënien, thirrja kryesore për veprim këtë vit është e thjeshtë ku të gjithë mund të marrin pjesë. Ja si:
1. Gjeni disa minuta për të qetësuar, pastruar mendjen dhe mendoni për vlerat që janë të rëndësishme për ju dhe mirëqenien tuaj.
2. Identifikoni një vlerë që është me të vërtetë e rëndësishme për ju dhe reflektoni nëse jeni vërtet duke jetuar atë vlerë, si në raport me veten, ashtu edhe me të tjerët.
3. Mendoni një mënyrë për ta vënë atë vlerë në veprim dhe ta bëni atë pjesë më të madhe të jetës tuaj. Mbajeni sa thjeshtë aq edhe praktike sa të keni mundësi. Ekzistojnë shumë këshilla dhe ide të disponueshme për ata që dëshirojnë të frymëzohen si dhe mund të përfshihen në uebfaqen e Ditës Botërore të Vlerave.  

Janë planifikuar shumë evente dhe aktivitete të zhvillohen në gjithë botën. Ju mund të planifikoni aktivitetin tuaj duke përdorur këshillat nga udhëzuesit e vlerave për individë, organizata, grupe të komunitetit dhe shkolla.

Grupet dhe organizatat mund të marrin pjesë në Sfidën e Vlerave, një ore seminar për përdorimin e vlerave për të përmirësuar mirëqenien tuaj individuale dhe kolektive. Ose provoni një shëtitje në bashkësi, ose thjesht akte mirësie.

Që të gjithë duhet të bëjnë dicka për të sjellë vlerën më të rëndësishme tonen në jetë dhe ndihmojme botën që të bëhet një vend më i shëndetshëm dhe më i lumtur me qëllimin që t’i vendosim vlerat në zemër të shoqërisë.

Burimi:www.worldvaluesday.com