Këngëtarja shqiptare Aurela Gace ka lindur në Llakatund, Vlorë më 16 tetor 1974. Ajo ka filluar të këndojë në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e Vlorës, që në moshën 4 vjeç e gjysmë. Aty ka spikatur talenti i saj, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë në ngjarje muzikore, ku edhe ka fituar mjaft çmime. Për Aurelën shkolla ka qenë vendi i marrjes së dijes, por ajo shumicën e kohës e kalonte duke kënduar. Si natyrë mund të cilësohet rebele.


Pas 5 vitesh, Aurela rikthehet si e ftuar speciale në festivalin ku ajo filloi karrierën e saj. Një vit më vonë ajo u kthye vetëm për të fituar çmimin e parë në konkursin e njohur “Kënga Magjike” me këngën të titulluar “Hape Veten”, e cila doli të ishte një hit i madh. Ajo lëshoi albumin e saj të gjashtë me titull “Mu Thanë Sytë”.
Edhe pse ishte duke kaluar shumicën e kohës në New York distanca e gjatë nuk e ndaloi atë nga puna në projekte të reja. Në vitin 2010 ajo lëshoi një këngë të re të titulluar “ORIGINALE”, e cila u bë hiti më i mirë i vitit dhe më pas këngën më të mirë në “BALLKAN MUSIC AWARDS” që ka pesë dhe gjysmë milion shikime në kanalin YouTube.
2010 gjithashtu e bëri atë fituesen e Festivalit Kombëtar 49 me këngën e titulluar “Kënga Ime” (Feel The Passion). Kjo i dha asaj mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2011 në “Fortuna Düsseldorf Arena” në Düsseldorf të Gjermanisë më datë 10 maj në natën gjysmëfinale.
Aurela beson, Perëndia i dha një dhuratë të çmuar, talentin për të kënduar. Ajo shpreson të preki shpirtrat e tjerë duke ndarë dhuratën e saj.
Çmimet dhe Repertori i Këngëve
- 2017 “Fustani”
- 2015 “Akoma jo”, çmimi i parë, “Kënga Magjike 2015”
- 2014 “Pa kontroll”, Young Zerka, çmimi i parë, “Kënga Magjike 2014”
- 2011 “Cash”, MC Kresha; Hit
- 2010 “Origjinale”, Dr.Flori & Marsel; Hit
- 2010 Fituese e “Fest’ 49” RTVSH, Vendi i parë si interpretuesja më e mirë me këngën “Kënga Ime”
- 2008 “Jehonë“, West Side Family
- 2008 “Bosh”
2007 Fituese e “Kënga Magjike 2007”,Çmimi i parë si interpretuesja më e mirë me këngën “Hape Veten ti”
2001 Fituesja e “Fest’ 40” RTVSH Çmimi i parë si interpretuesja më e mirë me këngën “Jetoj”
2000 Fituesja e vendit të dytë tek konkursi “Maratona e muzikës popullore” në Klan TV
2000 “Cimica”
1999 Fituesja e “Festivalit 38” RTVSH Vendi i parë dhe çmimi special si “Interpretuesja më e mirë” e dhënë nga Top Albania Radio me këngën “S’jam Tribu”
1998 “Fest’ 37” RTVSH, Çmimi i tretë kënga “E pafajshme jam”
1998 “Euro Fest” Shkup, Maqedoni, Fituesja e çmimit të dytë dhe interpretuesja më e mirë
- 1997 Pranvera e vonuar, duet me Aleksandër Gjoka
1997 “Fest’ 36” RTVSH, Çmimi i dytë me këngën “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”
1996 “Fest’ 35” RTVSH, Çmimi i tretë interpretimi më i mirë me këngën “Me jetën dashuruar”
- 1995 Nata (Fest ’95)
1994 Fituesja e “Festivalit të pranverës” çmimi i parë RTVSH “Nuk Mjafton”
1993 – “Pegaso” Fest’93
Albume
2012 “Paraprakisht”
2008 “Mu Thanë Sytë”
2001 “Tundu bejke”
2001 “Superxhiro”
1998 “Oh nënë”
Burimi:http://aurelagace.com / ALVA – Manjola Perja



