Arben Kola njihet ndryshe edhe “AL-BEN GUIDE” punon si udhëzues i guidave të ndryshme turistike, me ture private dhe grupe për më shumë se 7 vjet. Ai ka punuar 4 vjet në Maqedoni, 20 muaj në Greqi, 4 muaj në Itali, 8 vjet në Angli dhe 17 muaj në Francë. Është miqësor dhe i komunikueshëm, i gatshëm të përgjigjet në çdo moment për pyetjet e ndryshme që lindin gjatë udhëtimeve.

Ai e dashuron turizmin. Njeh shumë mirë territoret dhe historinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.  Udhëtimi dhe të bërit udhëheqësin e tureve të ndryshme është pasioni i tij, diçka që e do shumë dhe të cilën pëlqen ta ndaj me të tjerët. Komunikon rrjedhshëm në anglisht, frëngjisht kupton më shumë se sa flet dhe gjithashtu kupton dhe flet greqisht dhe italisht.

E veçanta e Benit përveç sjelljes dhe komunikimit, dashamirësisë, përkushtimit në punë si dhe mos lodhjen ndaj përgjigjeve të ndryshme ndaj çdo pyetje që i bëhet.

Foto: Parku Kombëtar i Valbonës

Imazhi i tij, i veçantë, në mbajtjen e “plisit”, një simbol ky i traditës shqiptare vlen për tu përmendur, mbështetur dhe vlerësuar sidomos në kohët moderne vlera e këtij plisi dhe kurioziteti ndaj historisë së tij sa vjen e shtohet. 

Shqipërisë dhe miqve shqiptarë të tillë guida, me përmbatje patriotike kulturore, bëjnë të mundur që turistët të kenë një ide më të qartë dhe të plotë ndaj shqiptarëve dhe traditës tonë historike.

Kulla e Zenel Beut

Komentet për guidën Al- beni (Arben Kola) janë të shumta si: 

Mandala Group From Finland – We were group from Finland – Mandala Travel agency , having 10 days hiking tour in Albania. We were very lucky to have Alben with us for these 10 days. He is excellent hiking guide and excellent knowledge of nature and Albania. He is always ready to help and always in a good mood! 10 days in Albania were great and we did love Albania and our guide Alben! I  truely can recommend him !!

 

Mandala Group From Finland – Ne ishim një grup nga Finlanda – Agjencia Mandala Travel, kishte 10 ditë turne ecjeje në Shqipëri. Ne ishim shumë me fat që ishim me Alben-in për këto 10 ditë. Ai është udhërrëfyes i shkëlqyer dhe njohës i shkëlqyer i natyrës shqiptare. Ai është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe gjithmonë në “humor të mirë”! 10 ditë në Shqipëri ishin të shkëlqyera dhe ne e donim Shqipërinë dhe udhëzuesin tonë Alben! Unë me të vërtetë e rekomandoj atë.

Foto: Plavë – Guci

Më shumë informacion lidhur me guidën “Al-Ben Guide” (Arben Kola) ju mund ta gjeni në adresat:

1. https://www.tourhq.com/guide/al45095/arben-kola

2. Facebook:Al-Ben Guide

Burimi: https://www.tourhq.com/guide/al45095/arben-kola / Përshtati për ALVA – M. P.