Organizata “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare” mbajti për të dytin vit rradhazi aktivitetin “Dita Botërore e Vlerave Shqipëri” më datë 17 tetor në ambjentet e qendrës “M & M Ivanaj Foundation Institut”. Tema e këtij viti “Vlerat dhe mirëqenia” vë theksin së pari tek rëndësia e vlerave në një shoqëri e si rrjedhin lidhet drejtëpërdrejtë me mirëqenien tonë.
Në fjalën hyrëse themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e organizatës “ALVA”, theksoi rëndësinë e vlerave në shoqëri, vlerat njerëzore, vlerat kombëtare, e mbi të gjitha familja si baza e marrjes së çdo vlere e cilësie të mirë. Sipas studimeve nga lideri botëror Richard Barrett i cili i ka studiuar shkencërisht vlerat, rezulton se ato janë të lidhura ngushtësisht me njeriun dhe cilësinë e jetës, ndaj është themelore t’i evidentojmë ato, t’i bëjmë pjesë të jetës në komunitet e t’ia përcjellim brezit të ri. Aktiviteti përkoi me 40-vjetorin e marrjes së çmimit Nobel për Paqen të Shën Nënë Terezës, mesazhet e të cilës janë e do të jenë gjithnjë aktuale, si një thirrje e fortë për dashurinë, mëshirën, mirësinë etj. Jo pa qëllim pjesë e programit ishte dhe fjala e mençur e shenjtores me origjinë shqiptare.
Të pranishmit patën mundësi të dëgjonin mendimet dhe përvojat e një paneli të zgjedhur si:
“Mjeshtri i madh” i TKOB, Nikolin Gurakuqi për të nxjerrë në pah vlerat, foli për antivlerat. Ai vuri theksin tek problemet e brezi i ri, jeta sipërfaqësore dhe humbja e ekuilibrave shpirtëror si një e metë e madhe dhe penguese e zhvillimit. Në përmbyllje të fjalës së tij, Profesor Gurakuqi tha mesazhin se vlerat rriten duke punuar.
Sociologia Nora Malaj u përqëndrua në fjalën e saj tek vlerat tona njerëzore, të ruajtuara e të trashëguara nën një jetesë tejet të vështirë gjatë sistemit diktatorial. Përpos kësaj, familja shqiptare, sidomos gruaja e kanë jetuar jetën me dinjitet e fisnikëri duke iu përgjigjur “po” pyetjes se a kanë vendet e vogla ëndrra të mëdha.
Në të njëjtën linjë ishte dhe Drejtoresha e “ASAG”, Ermira Pirdeni e cila me punën e saj ndër vite i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve sociale e sidomos integrimit dhe krijimin e kushteve optimale brezit të tretë.
Eglent Bici themeluesi dhe CEO i “Mei Realty” si dhe Trajner suksesi i zhvillimit personal solli nga përvoja dhe puna e tij aktive, rëndësinë e kënvështrimit pozitiv të gjërave, të qënit pranues dhe jo gjykues. Shpërndajrja e energjisë pozitive sipas tij do e përmirësoje rrënjësisht jetën e gjithkujt.
Në pjesën e dytë të aktivitetit u prezantua nisma “Unë e vlerësoj gruan”
Drejtuesja e ALVA dhe anëtarët e panelit ritheksuar rolin, rëndësinë dhe vlerat e gruas në shoqëri e sidomos në familje. Së pari secili prej nesh të vlerësoje e të çmojë çdo grua si shtyllën e dashurisë e të edukimit të brazave e ta përcjelli këtë vlerë të madhe tek brezat e rinj.
Në mbyllje të aktivitetit, të ftuarve iu shpërndanë çertifikata vlerësimi për vlerat pozitive që i japin shoqërisë. U vlerësuan:
Qendra “M & M Ivanaj Foundation Institut” e drejtuar nga zonja e nderuar Drita Ivanaj “Për mbështetjen në kulturë dhe edukim nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, duke kontribuar në rritjen profesionale dhe përmirësimin e mirëqenies së rinisë shqiptare. Bazuar në vlerat integritet dhe prosperitet, dhe nën gjurmët shembullore të vëllezërve “IVANAJ”, kjo qendër kulturore shqiptare u shndërrua në një model frymëzimi për brezat e rinj.”
“Mjeshtri i Madh” prof. Nikolin Gurakuqi për aftësitë profesionale dhe kontributin e tij shumë të rëndësishëm 40 vjeçar në artin shqiptar duke sjellur risi dhe zhvillim gjatë periudha të ndryshme kohore si dhe për rolin e tij të veçantë në metodikën e mësimdhënies në edukimin e brezave të rinj.”
Ermira Pirdeni CEO “ASAG” “Për modelin frymëzues të gruas lidere si pjesë e shoqërisë civile prej shumë vitesh njëkohësisht edhe si themeluese e shoqatës “ASAG” me organizimin e shumë aktiviteteve të frytshme sociale në ndihmesë dhe në shërbim të moshimit aktiv. Denjësisht unike në punën e saj për ndërgjegjësimin e rritjes së mirëqenies dhe vlerës që ka brezi i moshës së tretë në Shqipëri.”
Sociologen NORA MALAJ “Për modelin e udhëheqëses frymëzues që e karakterizon si dhe për iniciativat e shumta inovatore në shërbim të emancipimit dhe përmirësimit të mirëqenies së gruas shqiptare. Vlerësim të veçantë gjithashtu për kontributin e madh ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja duke qenë shembull vlerash për rininë shqiptare.”
Eglent Bici themeluesin CEO “Mei Realty” & Trajner Suksesi i Zhvillimit Personal “Për kontributin në rritjen e mirëqenies dhe ndërgjegjësimit të shqiptarëve dhe edukimin qytetar për të gjitha moshat bazuar në vlera dhe integritet pasuruar me mesazhet ditore pozitive dhe frymëzuese.”
Duke shpresuar e uruar që këto aktivitete të bëhen traditë “ALVA” dëshiron që gjithkush të përçojë vlera pozitive, të vërë në piramidën e jetës së tij mirësinë e dashurinë. Në fund të aktivitetit pjesëmarresit u pajisën me certifikatë pjesëmarrje.
Gazetare:Gentiana Rreshka