Aktori shqiptar “kolosi i skenës shqiptare” Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; u largua nga jeta më 6 shkurt 2007 në Tiranë. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në “Teatrin Popullor” në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Legjenda e skenës
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmografia
(1998) “Kolonel Bunker”
(1998) “Kaskadori shqiptar”
(1997) “Mirupafshim”
(1997) “Ali Pash Tepelena” – dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
(1996) “Tingujt e harresës”
(1995) Plumbi prej plasteline
(1995) Mikres mèrès – Ditët e shkurtra
(1994) “Një ditë nga një jetë”
“Dhelpra dhe rrushte” – Ezopi (Teatër)
(1991) “Vdekja e burrit”
(1990) “Fletë të bardha”
(1988) “Misioni përtej detit”
(1988) “Pesha e kohës”
(1988) “Rikonstruksioni”
(1986) “Kur ndahesh nga shokët”
(1986) “Rrethimi i vogël”
(1984) “Dasma e shtyrë”
(1984) “Fejesa e Blertës”
(1983) “Apasionata”
(1982) “Era e ngrohtë e thellësive”
(1980) “Dëshmorët e monumenteve” – Jani
(1980) “Partizani i vogël Velo”
(1979) “Ballë për ballë”
(1979) “Këshilltarët”- Kryetari i Keshillit Murat Benca
(1979) “Liri a vdekje” – Mësues Hyseni
(1978) “Gjeneral gramafoni”
(1977) “Njeriu me top” – Plaku Mere
(1977) “Shëmbja e idhujve”
(1977) “Zemrat që nuk plaken”
(1976) “Fije që priten”
(1976) “Lulëkuqet mbi mure” – Kujdestari
(1976) “Përballimi”
(1976) “Tokë e përgjakur”
(1971) “Kur zbardhi një ditë”
(1971) “Malet me blerim mbuluar”
(1970) “I teti ne bronz” Ademi
(1958) “Tana”
Burimi: Aktoret Shqiptare / Punoi për ALVA – V. D.