Grupi “The dreams”, kënga “Ëndrra”
Prapë më del në ëndërr
Si një serenatë
Dhe mi turbullon mendimet
E filloj shkruaj prapë
I them me këngë
Ato që s’them dot me fjalë
Kjo zemra ime e qetë
Paska filluar të hedhë valle

Kur në autorstradën e jetës
Ti të jesh me mua
Kurrë s’do të lëshoj
Se vetëm ty të dua
Në qoftë se kënga ime
Të pëlqen sadopak
Më jep një të buzëqeshur
Që të kendoj prapë

Të këndoj e të harroj
Mallin që kam për ty
Më çon në tjetër botë
Kur më sheh me ata sy
Në qoftë se zemra jote
Ka pak vend për mua
Mbaje pakëz hapur
Sepse unë të dua

Eci nëpër rrugë
E këmbët s’dinë ku shkojnë
Dhe përplasjet e njerëzve
Veç më çorjentojnë
E ndjej se të kam pranë dhe provoj
Kujtime që më nxisin, më ndihmojnë

(refren)
Dua të të takoj natën atje ku s’ka njeri
Në rrugën e pafund vetëm unë dhe ti
Dua të ti prek flokët e të puth në sy
Atë që ma desh zemra e gjeta tek ty

Të dua ty me gjithë qënien time
Këto fjalë të ëmbla
Vijnë nga zemra ime
E kur s’mi dëgjove fjalët
Më je në trishtim e zem’r e dashuruar
Pret me padurim
Padurim, Padurim, Padurim
Përshtati për ALVA:V. D.

Artikulli paraprakJetëshkrimi i shkrimtarit të shquar Jakov Xoxa “Nderi i Kombit”
Artikulli tjetër“Myzeqeja – Punishte e baltës së perëndisë” Jakov Xoxa “Nderi i Kombit”