Që nga themelimi i saj në vitin 1828, firma “Tufina” është zotëruar nga familja Tufina. Fillimi ishte ora e Tiranës, ora me kasë të gjatë, ora xhepi; dhe në vijim ora luksoze dore për meshkuj. Përgjatë gjeneratave me dedikim dhe vështirësi, familja Tufina numëron 35 orëndreqës. Në shekullin e fundit Tufina ka krijuar partneritete me disa nga firmat e orave më të njohura Europiane, ndërkohë që në këtë shekull funksionojnë si një kompani e fortë dhe e pavarur.
Një një botë progresive dhe homogjene si kjo e sotmja, ku çdo prodhues kërkon së pari dhe mbi të gjitha të përcaktojë dhe të ngrejë identitetin e vetë, Tufina ka mbetur e vërtetë ndaj origjinës së vetë dhe vlerat e mbartura gjatë viteve. E njohur jo vetem prej identitetit të saj unik por dhe prej mjeshtërisë teknike. Duke ndjekur rrënjët e ADN-së, kanë krijuar markat “Theorema” dhe “Pionier” me të njëjtin shpirt.
Alva.Foto /Tufina
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL
Vëmendja e përkryer ndaj çdo detaji, përgjatë dizenjimit dhe prodhimit, i jep orave “Theorema” dhe “Pionier” rëndësi, ashtu si dhe qëllim. Dëshira dhe vizioni i familjes Tufina ka qenë gjithmonë të prodhojë dizajne të cilat mahnisin çdo njeri kozmopolitan dhe të sukseshëm. “Theorema” dhe “Pionier” kanë një mirëkuptim të thellë të mënyrës se si meshkujt mendojnë. Kjo është arsyeja pse orat e markës “Tufina” montohen individualisht dhe me dorë.
Profesioni i familjes Tufina jeton në qartësinë e vetë identitetit të tyre. Tufina ka aftësinë të krijojë ora dore të cilat kombinojnë traditën me modernen.
Burimi:https://tufina.al/
Artikulli paraprakMuzeu Historik Kombëtar, Shkodër – Fotografia nga Shkëlzen Rexha
Artikulli tjetërVlerat janë nxitësit energjikë të aspiratave dhe qëllimeve tona – Richard Barrett