Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue! – Gjergj Fishta

0
42
Lahuta e Malcis -Gjergj FIshta -ALVA

Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk’rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
Krejt tu’ e là t’ mjerën në gjak,
Frymën tue ia xanun njak,
E as tu’ e lanë, jo, dritë me pà:
Kurr të keqen pa ia dà: …..

Lahuta e Malcis – CUBAT – At Gjergj Fishta

LAHUTA E MALCÌS – Vepra që i emritoi Fishtës mâtë lartin epitet, që nji Komb i ep letrarëve të vet, tue e quejtë «Homerin e Shqipnisë» dhe «Poetin kombëtàr e që çë në kangë të parat ë botueme i suell emnit të tij namë e zâ, lavdime e çmim mbrenda e jashta kufijve, âsht, pa dyshim, LAhuta e Malsisë. Në tê, endè i rí, Fishta nisi të këndojë si mâ i miri rapsod i maleve, edhe pse s’dinte t’i binte lahutës arkaike, trimënitë e Kombit, herojtë e tij dhe luftat që këta, banorë të Jutbinës shqiptare, zhvilluen, jo për të grabitë të bijnë e krajlit, as për të çetue në krajlì, por për të librue nga prangat e robnisë shumshekullore vendin e vet, trojet e të Parëve, farefisin me trung e rrajë ilire.  Pjesë nga Parathënia e shkruar nga At Daniel Gjeçaj tek Lahuta e Malcis.

Portreti Lahutarit nga Dh. Mborja.

 

Artikulli paraprakPragu i Pavarësisë, Shqipëria në faqet e shtypit italian