Rajoni i Elbasanit si zonë e ndërmjetme folklorike, numëron rreth 37 kostume popullore autentike, me mbi 10 varjante. Nga burimet etnografike dhe gërmimet arkeologjike, harta kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Ajo ndahet në disa njësi etnografike, si Malësia e Labinotit, Shmilit, Funarit dhe Krrabës, qyteti i Elbasanit, Malësia e Shpatit si edhe Fusha e Elbasanit, Dumresë dhe Sulovës. -Thanas Meksi, etnolog
Kjo veshje lidhet ngushtë me zhvillimin e zejtarisë dhe tregtisë së mëndafshit në Elbasan gjatë shekujve XVI–XVII. Ai përfaqësonte statusin e lartë shoqëror, finesën dhe vishej kryesisht nga nuset dhe gratë nëpër dasma apo festa familjare.

