Kjo pamje nga kopertina e revistës së njohur italiane “La Tribuna Illustrata“, 13–20 Tetor 1912 pasqyron një moment kyç në prag të Luftërave Ballkanike. Titulli në fund të faqes shkruan: “Ballkani në flakë: ndërsa në kufij ruhet me padurim, popujt e Ballkanit vrapojnë drejt armëve”. Ngjarjet i përkasin periudhës së vështirë historike të fillimit të shekullit XX, vetëm një muaj përpara Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Nëntor 1912, kur shqiptarët përpiqeshin të mbronin integritetin e tyre territorial përballë shpërbërjes së Perandorisë Osmane.
Vlera Etnografike dhe Mediatike – Ilustrimet e realizuara me dorë nga E. Abbo, shërbejnë si një dritare për të parë se si perceptohej rajoni ynë në Perëndim përpara epokës së fotogazetarisë moderne. Përtej aspektit politik, ky imazh mbart vlerë të veçantë etnografike, duke dokumentuar me detaje veshjet tradicionale shqiptare si: plisat, tirqet dhe xhamadanët, -së bashku me armët e kohës dhe kulturën e vetëmbrojtjes si pjesë e historisë universale të popujve.


