Gjimnazi Rrëshen është përfshirë në një nismë për të ndihmuar me gjëra të vogla por me dashuri të madhe fëmijët e sëmurë me kancer në Pavionin e Fëmijëve, Spitali Onkologjik në Tiranë.  Eshtë më i pasur ai që jep sesa ai që merr!

Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Në faqen e saj të facebook mësuesja Valbona Reci shkruan: Nëse ka prej jush që mendon a dyshon në ekzistencën e Zotit, ju them se gaboheni. Sot ai kishte fytyrën ëngjëllore të nxënësve të mi, drita në sytë që shkëlqenin, dashuria në shpirtin e tyre, nisma humane që ato ndërmorën për të ndihmuar 20 fëmijë të sëmurë me kancer në Pavionin e Pediatrisë në Spitalin Onkologjik në Tiranë.

Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Ndaj, falenderimin e parë e kam për 42 nxënësit e Klubit #LetGirlsLearn, të cilët ishin më të bukur se kurrë sot! Ju dhatë kohën, kontributin financiar, idetë por mbi të gjitha ju dhatë shpirtin tuaj në këtë nismë. Jam shumë e lumtur që iu kam dhe shumë krenarë për çka ju bëni!

Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Gjithçka nisi nga një video dhe Klubi #LetGirlsLearn – Gjimnazi Rrëshen vendosi të bëjë diçka të vogël por me shumë dashuri. Në nismën që ndërmorëm ne u mbështetëm fuqishëm nga nënat tona punëtore dhe zemërmira që punuan me shtiza kapuçë si paruke të personalizuara, shalle, papuçe për tu’a dhuruar këtyre fëmijëve.
Faleminderit nënat tona: Mirela Pepkolaj, Prena Haxhiu, Etleva Rizvani, Valentina Marku, Age Ruci, Blerta Kola, Flora Doda, Vjollca Reci dhe Pashke Reci!

Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Falenderojmë nga zemra të gjithë komunitetin e qytetit tonë që kontribuan në mbështetje të kësaj nisme.
1. Suela Tirtja Dushi (Sh.B.A)
2. Sr. Virxhinia Luz
3. Gjelina Mitrushi
4. Big Market Mirdita
5. Sander Marku
6. Dritan Reci
7. Tanush Jaku
8. Adelina Preni
9. Dode Kola
10. Irvana Sulejmani
11. Farmaci Gjoke Gjoka
12. Kristina Reci
13. Fred Gjinali
14. Prena Reci
15. Maks Laska
16. Fran Ndoj
17. Zef Pacuku
18. Drane Picaku
19. Flora Jaku
20. Valbona Kacorri
21. Drane Pjetri
22. Tan Vela
23. Zef Biba
24. Blerta Kacorri
25. Fran Doda
26. Kol Dodaj
27. Altin Jaku
28. Viktor Kacorri
29. Ylli Lika
30. Elvin Jushi
31. Davita Reci
32. Age Bushpreni
33. Antonela Lekgegaj
34. Tereze Doda
35. Anila Ndoj
36. Gentjana Ndreca
37. Senati i Qeverisë së Nxënësve të Gjimnazit Rrëshen.

Gjithashtu falenderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës për dhurimet tyre (lodra, libra, veshje etj).

Falenderojmë nxënësit e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza” që iu bashkëngjitën nismës tonë.

Një falenderim special shkon për Genc Gjocin, për mbështetjen e fuqishme që ka bërë duke kompletuar grupin me uniformë si dhe shumë dhurime të tjera që ka bërë në mbështetje të nismës tonë! Faleminderit për bashkëpunimin Dr. Anila Godo dhe psikologe Ada Mehmeti!

Kjo ishte Krishtlindja më e veçantë e jona, ditë e mbushur plot buzëqeshje, dashuri, muzikë, këngë dhe shumë shpresë për këta fëmijë.
Falenderime të përzemërta për të gjithë JU! Zoti pastë ba plane të bukura për ju dhe familjet tuaja!
#SebashkuNeMundemi
#SebashkuJaDolem

Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Kjo është Shkolla Qendër Komunitare, ku lindin idetë, mbështeten nga komuniteti dhe marrin udhë suksesshëm!

Përqafime të përzemërta!
Valbona Reci
Tiranë, 26.12.2018.

Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Shkolla Rrëshen /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Burimi:Valbona Reci

Falenderojmë për sugjerimin Enton Dibra