“Gjithnjë jam munduar të jem zëri i të gjithëve, për të promovuar kudo në Shqipëri sportin dhe vlerat e tij. Kësaj here do të rikthehem në vendlindje, në Sohodoll të Dibrës. Edhe pse u largova 5 vjeç, malli më rikthen aty, për të organizuar javën që vjen, një festë sportive dhe për të dërguar dhurata të shumta në shkollën e Sohodollit. Po atë ditë do të mbjellim 10 pemë bliri, do të dhurojmë 100 libra, shumë uniforma sportive, topa, etj.

Në Kompleksin sportiv “Methasani”, do të zhvillohen dy finale në futboll, ku do të jepen kupat dhe medaljet për fituesit, nxënës dhe të rritur.

Ju meritoni vëmendjen time sohodollasit e mi. Kush dëshiron të më ndihmojë nga miqtë e mi, është i mirëpritur.” – Shkruan në faqen e tij të facebook gazetari i mirënjohur mjeshtri Dëfrim Methasani.

Burimi:Dëfrim Methasani