Latest Posts

“SHPIRT TIRANSI” vëllim me poezi nga mjeshtri poeti Bedri Alimehmeti

Libri i fundit, vëllim me poezi “SHPIRT TIRANSI” i poetit Bedri Alimehmeti botuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut nga shtëpia botuese “IDRIZ SEFERI” përmban 39 poezi dhe 4 poema. Në epiqendër të të gjitha poezive dhe poemave është Tirana me bukurinë e madhështinë e saj unikale, me atdhedashurinë e patriotizmin e pashoq, me ëmbëlsinë e ngrohtësinë e pashtershme, me historinë, artin e pafundsinë e nostalgjisë të gjithckaje të saj.

Dialekti tiranas “tirons” është vetë shpirti i tiranas – tironas që me aq mjeshtëri e sjell poeti i njohur Alimehmeti autor i shumë librave që evidentojnë, pohojnë dhe rifreskojnë kujtesën ndaj shumë fjalëve të paditurave dhe të harruara si dhe për dialektin autokton tiranas.

Vëllimi hapet me poezinë “Autokton” vijon me të tjera poezi kushtuar figurave të shquara të kësaj treve të begatë: Murat Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Esad Toptani, Hysen Kazazi, Mustafa Doraci, Muharrem Gurra etj.

Librin e gjeni në librarinë “ART’S” tek ish stacioni i trenit në fund të boulevardit “ZOG I” në krah të djathtë të monumentit ZOG I.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.