Alfred Bualoti lindi në Tiranë në vitin 1953. Është një aktor dhe menaxher i njohur teatri, drejtues i festivalit të parë ndërkombëtar të teatrit në Shqipëri, “Butrinti 2000”.

U diplomua si aktor nga Instituti i Lartë i Arteve, në Tiranë, më 1974. Për një farë kohe punoi në Radio-Televizionin Shqiptar dhe më vonë në Teatrin e Gjirokastrës.

Filmi “Pylli i Lirisë” – Vlashi

Mbasi kreu një kualifikim pasuniversitar pranë Teatrit Nacional Chaillot në France, kaloi si aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ka interpretuar 9 role në kinematografi duke filluar me rolin protagonist të Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Filma të tjerë janë :

1977 – “Njeriu me top”
1979 – “Përtej mureve të gurta”
1984 – “Fushë e blertë fushë e kuqe”
1986 – “Dy herë mat”
1987 – “Tela për violinë”
1988 – “Misioni përtej detit”

Më tej u emërua regjisor teatri, ku nder të tjera realizoi komedinë e famshme “Pallati 176”.

Filmografia

1988 – “Misioni përtej detit”
1986 – “Dy herë mat”
1984 – “Fushë e blertë fushë e kuqe”
1981 – “Një natë pa dritë”

Burimi:Aktore Shqiptare / Punoi për “ALVA” – Alda Muca Telhaj

Artikulli paraprak“Artist i Merituar” Aktori Anastas Kristofori
Artikulli tjetër“Artisti i Popullit” -“Kapedani” Albert Vërria