Anastas Kristofori ka lindur më 28 Nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në “Institutin e Lartë të Arteve” sot “Akademia e Arteve” në vitin 1970, fillon punën me Trupën Profesioniste të “Teatrit Popullor” sot “Teatri Kombëtar” në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim:

  • Roli i Zoti Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit;
  • Roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës;
  • Rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës;
  • Rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera.

Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit, Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982, rolin e z.Antonio, Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984,rolin e z. Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Filmografia

1999 – “Po vjen ai” – Perikliu
1988 – “Misioni përtej detit” – z. Mavrojanis
1988 – “Stolat në park” –  Pirro
1987 – “Tela për violinë”  – Vasili
1984 – “Vendimi” – Antonio, Kuestori i Tiranës
1984 – “Kush vdes në këmbë” – Sotiraqi
1983-1984 – “Dora e ngrohtë”
1982 – “Besa e kuqe” –  Ndoc Marku
1979 – “Ditët që sollën pranverën” –  (TV) Jaku
1976 – “Lulëkuqet mbi mure” – Stavri, Ekonomati i Strehës Vorfnore

Teatri

“Viti 61”
“Toka jonë”
“Prefekti”
“Pallati 176” – (1985)
“Një dimër i shkurtër”
“Komunistët”
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
“Bashkë me agimin”
“Arturo Ui”
“Stinë e mërzitshme në Olimp”
“Burgjet plot, liria në derë”

Burimi:Aktoret Shqiptare / Punoi për “ALVA”: Alda Muca Telhaj

Artikulli paraprakAktori Bep Shiroka – “Artist i Merituar”.
Artikulli tjetërAlfred Bualoti regjisori i “Pallatit 176”