Latest Posts

Ali Ekrem Bej Dino Karikaturisti & Deputeti nga Preveza

Ali Ekrem Bej Dino i biri i Rasim Bej Dinos dhe nipi i Abedin Pashë Dinos dhe Kryetar i Partisë Çamëria në Parlamentin e Greqisë, deputet nga viti 1915 deri 1917 nga prefektura e Prevezës në parlamentin e Greqisë mbas ne vitin 1926 kandidoj muar 1,539 vota kurse në vitin 1932 muar vetë 67 vota mbasi në atë kohë shumë çam ishin larguar nga Prefektuara e Prevezës, ishte një Karikaturist prej më i fortëve në Greqi. Partia Çamëria ishte partia e parë dhe e vetme shqiptare në Greqi.

Aliu Ekrem lindi në Prevezë më 1890 në Familjen e Bejlerve Çam Dino. Gjyshi i tij ishte nënprefekt i Artës më vonë i Prevezës, ministër i jashtëm i Perandorisë Osmane, Vali i Ankarasë, Vali Xheziretul Bahri Sefid (12 ishut e Egjeut) në fund pa ndru jetë ishte gati të bëhet Sadrazam (Kryeministër i Perandorisë O.).

Ali Ekrem Bej Dino shkollën fillore e kreu në Prevezë mbas paragjimnazin në Gelibolu dhe të mesmen e kreu në Stamboll, gjimnazin francez dhe më tej u diplomua në Universitetin e Sorbonës në Paris në degën për Shkencat Politike.

Në vitin 1915 Ali Dino Bej u zgjodh deputet i Qarkut të Prevezës në Kuvendin e Greqisë deri në vitin 1917. Në vitin 1932 garoj për deputet sërish, por këtë herë me Partinë Agrare dhe Punëtore në zonën e Prevezës.

Ali Dino Bej me shqipëfolsit Karapanon, Kondulin, Palin, Sulitotin, e të tjerë themeluan më 1926, Lidhjen Greko-Shqiptare. Ishte anëtar themelues i “Lidhjes së Redaktorëve”, po ashtu edhe i “Lidhjes së Skicografëve”, në të cilën u bë edhe kryetar, gjithashtu edhe arkëtar i “Lidhjes së Shoqatave të Artit Figurativ” e drejtor i përgjithshëm financiar i “Streha e Letrave dhe Arteve”.
Ali Ekrem Beu ishte Patriot dhe u angazhua shumë për Shqiptarët e Çamërisë më 16 tetor 1923, nga Korfuzi kur qëndronte për një kohë.

Ali Ekrem Bej Dino ishte një njeri me kulturë të gjerë artist i madh, njeri bujar dhe i kamur politikan për popullin e vet, karikaturist dhe intelektual dhe me 1 nëntor 1938 nga një sëmundje e rëndë ndrron jetë në moshën 48 vjeçare.

Shkrimtari francez i njohur i viteve 1930, Pol Nor, do të shkruante për Ali Ekrem Bej Dinon “Zemra nuk harron kurrë dhe në zemrën time, Ali Dino ka një vend të ngrohtë. Ky artist i madh dhe me një shpirt të ri, kishte një talent të pakufishëm. Ishte një karikaturist me një penë të lehtë që jetoi në gazetarinë athinase të humorit, të cilës i shërbeu për shumë kohë. Ali Dino jetoi në të njëjtën kohë në shoqërinë e mjeshtërve të tjerë të karikaturës si shumë të tjerë, që i zbavisnin lexuesit tanë për të çliruar energjitë e tyre në një kohë që mjetet e tjera të humorit si radio, televizioni, nuk ekzistonin ende.”

Në vitin 1993, kur ishte kryetar bashkie Niko Januli, Bashkia e Prevezës dhe Biblioteka Publike e qytetit paraqitën një album për Ali Dinon, me titull: “Ali Dino Beu, skicograf (1890-1938)”, me parathënie të shkruar nga Kosta Mitropullο, i cili përfshinte të gjitha veprat e koleksionit të bijës së vetme të tij, Saffet Maria Sofia Dino-Mavromati. Ai falënderonte zonjën Saffet Maria Sofia, duke thënë: “…nuk i detyrohemi vetëm ruajtjen e kësaj vepre, por edhe botimin e saj, pasi megjithëse kishin kaluar pothuajse 50 vjet, prevezasit nuk do ta kishin kujtuar, në qoftë se nuk do të ishte përherë e buzëqeshura dhe e armatosura me shumë këmbëngulje…”

Ali Ekrem Bej Dino la mbas një vajzë Saffet Hanëm Dino, por soji i Dinejve ka vazhduar nga Vllaznit e Ali Ekrem Beut dhe Dinejve të tjerë që sot jetoj në shumë vende si në Shqipëri, Turqi, Itali, Francë etj.

Burimi:Sadedin Gubetini / Përfatiti për ALVA – V.D.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

[tdn_block_newsletter_subscribe title_text="Stay in touch" description="VG8gYmUgdXBkYXRlZCB3aXRoIGFsbCB0aGUgbGF0ZXN0IG5ld3MsIG9mZmVycyBhbmQgc3BlY2lhbCBhbm5vdW5jZW1lbnRzLg==" input_placeholder="Email address" tds_newsletter2-image="5" tds_newsletter2-image_bg_color="#c3ecff" tds_newsletter3-input_bar_display="row" tds_newsletter4-image="6" tds_newsletter4-image_bg_color="#fffbcf" tds_newsletter4-btn_bg_color="#f3b700" tds_newsletter4-check_accent="#f3b700" tds_newsletter5-tdicon="tdc-font-fa tdc-font-fa-envelope-o" tds_newsletter5-btn_bg_color="#000000" tds_newsletter5-btn_bg_color_hover="#4db2ec" tds_newsletter5-check_accent="#000000" tds_newsletter6-input_bar_display="row" tds_newsletter6-btn_bg_color="#da1414" tds_newsletter6-check_accent="#da1414" tds_newsletter7-image="7" tds_newsletter7-btn_bg_color="#1c69ad" tds_newsletter7-check_accent="#1c69ad" tds_newsletter7-f_title_font_size="20" tds_newsletter7-f_title_font_line_height="28px" tds_newsletter8-input_bar_display="row" tds_newsletter8-btn_bg_color="#00649e" tds_newsletter8-btn_bg_color_hover="#21709e" tds_newsletter8-check_accent="#00649e" embedded_form_code="JTNDIS0tJTIwQmVnaW4lMjBNYWlsQ2hpbXAlMjBTaWdudXAlMjBGb3JtJTIwLS0lM0UlMEElMEElM0Nmb3JtJTIwYWN0aW9uJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ0YWdkaXYudXMxNi5saXN0LW1hbmFnZS5jb20lMkZzdWJzY3JpYmUlMkZwb3N0JTNGdSUzRDZlYmQzMWU5NGNjYzVhZGRkYmZhZGFhNTUlMjZhbXAlM0JpZCUzRGVkODQwMzZmNGMlMjIlMjBtZXRob2QlM0QlMjJwb3N0JTIyJTIwaWQlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMG5hbWUlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMGNsYXNzJTNEJTIydmFsaWRhdGUlMjIlMjB0YXJnZXQlM0QlMjJfYmxhbmslMjIlMjBub3ZhbGlkYXRlJTNFJTNDJTJGZm9ybSUzRSUwQSUwQSUzQyEtLUVuZCUyMG1jX2VtYmVkX3NpZ251cC0tJTNF" descr_space="eyJhbGwiOiIxNSIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE1In0=" tds_newsletter="tds_newsletter3" tds_newsletter3-all_border_width="0" btn_text="Sign up" tds_newsletter3-btn_bg_color="#ea1717" tds_newsletter3-btn_bg_color_hover="#000000" tds_newsletter3-btn_border_size="0" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjAiLCJiYWNrZ3JvdW5kLWNvbG9yIjoiI2E3ZTBlNSIsImRpc3BsYXkiOiIifSwicG9ydHJhaXQiOnsiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJwb3J0cmFpdF9tYXhfd2lkdGgiOjEwMTgsInBvcnRyYWl0X21pbl93aWR0aCI6NzY4fQ==" tds_newsletter3-input_border_size="0" tds_newsletter3-f_title_font_family="445" tds_newsletter3-f_title_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_descr_font_family="394" tds_newsletter3-f_descr_font_size="eyJhbGwiOiIxMiIsInBvcnRyYWl0IjoiMTEifQ==" tds_newsletter3-f_descr_font_line_height="eyJhbGwiOiIxLjYiLCJwb3J0cmFpdCI6IjEuNCJ9" tds_newsletter3-title_color="#000000" tds_newsletter3-description_color="#000000" tds_newsletter3-f_title_font_weight="600" tds_newsletter3-f_title_font_size="eyJhbGwiOiIyMCIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE4IiwicG9ydHJhaXQiOiIxNiJ9" tds_newsletter3-f_input_font_family="394" tds_newsletter3-f_btn_font_family="" tds_newsletter3-f_btn_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_title_font_line_height="1" title_space="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIxMCJ9"]