Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i ngarkuar me punë ad interim dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Në ceremoninë historike në vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha:

“Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti [Udrou] Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Sh.B.A. që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet Sh.B.A.-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, dhe Shqipëria është bërë një nga aleatet më të palëkundura të Amerikës, sidomos në luftën globale kundër terrorizmit.

Kancelaria e Sh.B.A. në Shqipëri

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë është një ndërtesë shumë e bukur italiane e stilit kolonial, ndërtuar në vitet 1920të. Ishte ndërtesa e parë e ndërtuar ndonjëherë nga Departamenti i Shtetit për të shërbyer si Ambasadë. Misioni italian në Tiranë e përdori atë gjatë epokës komuniste kur Sh.B.A. nuk kishin marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Qysh atëherë, ndërtesa është rinovuar dhe tani shërben për zyrat e shumë agjencive të Qeverisë së Sh.B.A. të përfaqësuara në Shqipëri.

Deklarim i Misionit

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë mbron dhe promovon interesat e Sh.B.A. dhe zhvillon marrëdhënie me Republikën e Shqipërsië nëpërmjet kontaktit me Qeverinë e Shqipërisë, si edhe me bashkësitë e biznesit, të punës, medias, qytetare, akademike, ushtarake, arsimore, të arteve e kulturës, si edhe me popullin në përgjithësi. Fushat me interes të përbashkët përfshijnë zhvillimin e një arkitekture të re të sigurisë europiane, përfshi zgjerimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), luftën kundër terrorizmit, si edhe forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në gjithë Europën Juglindore.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po punojnë gjithashtu sëbashku për të zhvilluar lidhje të forta tregtie dhe investimesh mes dy vendeve dhe për të lehtësuar bashkëpunim më të madh mbi çështje rajonale politike, të zbatimit të ligjit, ekonomike dhe mjedisore.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Donald Lu

Donald Lu u betua si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë më 17 dhjetor, 2014.  Përpara kësaj detyre, ai ka punuar për krizën e sëmundjes Ebola në Afrikën Perëndimore ku ishte Zëvëndës Koordinator në zyrën e Ndihmës për Ebolën në Departamentin e Shtetit. Detyrat dhe punët e tij të mëparshme jashtë Shteteve të Bashkuara përfshijnë Zëvëndës Shef të Misionit në Indi, Azerbajxhan dhe Kirgistan.  Ai gjithashtu shërbeu për një vit si i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Azerbajxhan.

Ambasadori Lu është një zyrtar i Shërbimit të Jashtëm me 25 vjet experiencë pune në shërbim të qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe detyra në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashington.  Ai gjithashtu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone, në Afrikën Perëndimore nga viti 1988 deri më 1990.  Si vullnetar i Korpusit të Paqes ai ndihmoi për të rivendosur në punë puset e ujit të gërmuara me dorë dhe ka ndihmuar në mësimdhënien për edukimin mbi çështjet shëndetsore dhe ndërtimin e banjove publike.

Ambasadori Lu është nga Huntington Beach në Kaliforni.  Ai është diplomuar në Universitetin Princeton me master dhe bachelor në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Ai është i martuar me Dr Ariel Ahart, një specialiste e njohur në shëndetin publik.  Ata kanë dy fëmijë, Kip-in 13 vjeç, dhe Aliya 9 vjeç.  Ai flet shqip, rusisht, gjeorgjisht, azeri, urdu, hindi, dhe krio të Afrikës Perëndimore.  Atij i pëlqen çiklizmi, të shikojë filma, të udhëtojë dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

Ish Ambasadorët Amerikanë në Shqipëri

 

Emri: Alexander A. Arvizu

Shteti i Rezidencës: Colorado
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 1 korrik, 2010
Prezantimi i letrave kredenciale: 6 dhjetor, 2010
Përfundimi i Misionit: U largua në 11 janar, 2015

Emri: John L. Withers II

Shteti i Rezidencës: Maryland
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 28 Korrik, 2007
Prezantimi i letrave kredenciale: 25 Gusht 2007
Përfundimi i Misionit: U largua 18 Gusht, 2010

Emri: Marcie B. Ries

Shteti i Rezidencës: Distrikti i Kolumbia-s
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 18 Tetor, 2004
Prezantimi i letrave kredenciale: 30 Tetor, 2004

Emri: James F. Jeffrey

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 3 Tetor, 2002
Prezantimi i letrave kredenciale: 22 Tetor, 2002
Përfundimi i Misionit: U largua në 2 Maj, 2004

Emri: Joseph Limprecht

Shteti i Rezidencës: VirxhiniaZyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 7 Korrik, 1999
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Shtator, 1999
Përfundimi i Misionit: Ka vdekur në veri të Shqipërisë, 19 Maj, 2002

 

Emri: Marisa R. Lino

Shteti i Rezidencës: Oregon
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Korrik, 1996
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Shtator, 1996
Përfundimi i Misionit: U largua ne 20 Maj, 1999

Emri: Joseph E. Lake

Shteti i Rezidencës: Teksas
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 5 Korrik, 1994
Prezantimi i letrave kredenciale: 17 Tetor, 1994
Përfundimi i Misionit: U largua ne 15 Mars, 1996

Emri: William E. Ryerson

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Dhjetor, 1991
Prezantimi i letrave kredenciale: 21 Dhjetor, 1991
Përfundimi i Misionit: U largua në 13 Tetor, 1994

Shënim:Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në 15 Mars 1991. ambasada në Tiranë u hap në 1 Tetor, 1991 me Kristofer Hill si i ngarkuar me punë dhe interim.

Emri: Hugh G. Grant

Shteti i Rezidencës: Alabama
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 9 Gusht, 1935
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Nëntor, 1935
Përfundimi i Misionit: Forcat Italiane pushtuan Tiranën, 8 Prill, 1939
Shënim: Legata në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator, 1939;
Grant u largua më 27 Shtator, 1939.

Emri: Post Wheeler

Shteti i Rezidencës: Washington
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 26 Gusht, 1933
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Nëntor, 1933
Përfundimi i Misionit: U largua në 1 Nëntor, 1934
Shënim: I autorizuar gjate një ndërpreje të punimeve të Senatit
I riautorizuar mbas konfirmimit më 15 Janar 1934

Emri: Herman Bernstein

Shteti i rezidencës: Nju Jork
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 17 Shkurt, 1930
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Prill, 1930
Përfundimi i Misionit: U largua më 24 Shtator, 1933

Emri: Charles C. Hart

Shteti i Rezidencës: Rrethi Kolumbia
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 27 Maj, 1925
Prezantimi i letrave kredenciale: 1 Gusht, 1925
Përfundimi i Misionit: Riakredituar kur Shqipëria u shpall një mbretëri;
Prezantoi letra të reja kredenciale: 13 Dhjetor, 1928;
La postin: 12 Dhjetor 1929
Shënim: I autorizuar gjatë një ndërprerje të punimeve të Senatit; I riautorizuar mbas konfirmimit më 17 Dhjetor, 1925.

Emri: Ulysses Grant-Smith

Shteti i Rezidencës: Pensilvania
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Title: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 22 Shtator, 1922
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Dhjetor, 1922
Përfundimi i Misionit: U largua më 8 Shkurt 1925

Burimi:https://al.usembassy.gov/