Më 2 korrik, eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar zyrtarisht detyrën. Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë është shqiptarja e parë që në zgjedhjet e Majit ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.
“Sot është dita ime e parë si anëtare e Parlamentit të BE-së! E prekur të mbajt këtë vend nderi të caktuar nga votuesit dhe për të jem zëri i Suedisë në BE. Tani më pret puna e vështirë!”, shkruante dje Kokalari.
Arba Kokalari, ka lindur në Shqipëri, ndërsa u zhvendos drejt Suedisë, pasi i ati, nipi i Musine Kokalarit kishte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë. Për shumë vite Kokalari ka qenë e angazhuar me rininë e PPE-së dhe disa herë ka qenë zëvendëspresidente.
Kokalari e Partisë Moderatore ishte e katërta në listë. Partia e Kokalarit ka fituar 17.6 %, rezultat që iu garanton pikërisht katër deputetë.
Kjo ishte gara e dytë për Kokalarin, e cila herën e parë është ndarë nga fitorja për vetëm 2 mijë vota. E kështu më në fund ajo ia arriti të bëhej pjesë e Parlamentit të BE-së.
Burimi:hashtag.al