“Bilbil i vëndeve të mia” Lefter Çipa dhe tablo nga Agim Sulaj

Naim Shqipëria…në vargje të pavdekshme nga grupi i Pilurit dhe një tablo nga Agim Sulaj

“Bilbil i vëndeve të mia” Lefter Çipa

Ku peshon më shumë guri ?
Ku s`ka të vdekur burri ?
more Naim Shqipëria
Peshon në vëndin e tija
ku të flet gjuhën fëmija
bilbili i vëndeve të mia.

O pena me flori larë,
mbi borë lulja e parë,
Pak jetove, shumë na le,
Shumë more dhe në dhé.

Se Ti ishe gjak prej Nëne,
Gjuhë e zëmërë prej kënge.
Gjuhë e zogjve nëpër djepe,
zgjove Kombin, dritë derdhe
bilbili i vëndeve të mia,
bilbil-o, bilbil-o
Naim-ooo
more Naim Shqipëria!

O i ëmbli për të gjallë
i gjalli për Shqipëtarë.
Pak jetove, shumë na le,
shumë more dhe në dhe.
bilbili i vëndeve të mia.
bilbil-o, bilbil-o
bilbil-o, bilbil-o
Bilbili i vëndeve të mia!

S`të mban dot dheu përbrënda!
dil nga varri, nis nga kënga !
more Naim Shqipëria
Nëna jonë shami kuqe,
shtatin mal, veshur si nuse.
bilbil i vëndeve të mia,
bilbil-o, bilbil-o
Naim-ooo
More Naim Shqipëria!

Shqipëri o shkëmb i sertë
ti bilbila i bën djemtë.
Shekujt vijnë e vitet shkojnë,
Naim djemtë ligjërojnë!