Vasil Naçi Ceo & President i Agna Group është diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1991. Në të njëjtin vit filloi biznesin e tij duke krijuar Anonime Kakavi S.a, kompania e parë e Agna Group. Në periudhën 2006-2008 ka përfunduar Masterin për Administrim Biznesi (MBA), në Universitetin e New York-ut në Pragë.
Ka marrë pjesë në shumë programe trajnimi si: shitje, marketing, lidership, menaxhim, etj., në vende të ndryshme si SHBA, Indi, Greqi, Republikën Çeke dhe gjithashtu është trajnuar nga trajnerë të famshëm si: Philip Kottler, Brian Tracy, Jack Canfield, Anthony Robbins etj. Themelues dhe Kryetar i Bordit Drejtues të Agna Leadership Academy. Ka lektuar për tema mbi sipërmarrjen, lidershipin, shitjet, marketingun, komunikimin, të menduarit në mënyrë pozitive etj. Bashkëautor i disa librave si:
“Vlerat bazë”
“Sistemi i bindjeve për sukses”
“Komunikimi dhe puna në skuadër”
“Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina”
“Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi”
“Roli i marketingut dhe kreativiteti”
“Ligjet e suksesit dhe burimet Njerëzore” etj.
Burimi:http://agnaacademy.com / ALVA – Manjola Perja