Boksieri nga Bulqiza e dominoi sfidën nga raundi  i parë deri në të 5-in, duke bërë që Janjani të mos i rezistojë shumë Gjetës duke u tërhequr në raundin e pestë të sfidës, ndërkohë që në raundet e mëparshme ai ra dy herë në Knock Down. Pas 5 raundeve ndeshje, Gjetan Keta ka arritur të bëjë të tijin titullin kampion bote në WBU, duke triumfuar ndaj boshnjakut Sladan Janjan nga arena e Dibrës së Madhe.

Goditje fituese dhe të njëpashme në fytyrën e kundërshtarit ato të Gjetan Ketës i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.

Në fund të sfidës Gjetan Keta u shfaq shumë i lumtur që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke fituar edhe në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Alva.Foto /Kampioni alva
Kjo foto ështe e drejtë

Gjetan Keta është kampioni i ri i botës për peshat e mesme në kategorinë WBU. Në duelin e zhvilluar në Dibër të Madhe, boksieri shqiptar mundi boshnjakun Sladan Janjanin. Ishte një ndeshje ku Gjeta ishte gjithë kohës superior ndaj rivalit të tij.

Për Gjetën, që u ngjit në ring pas një shkëputjeje disa mujore, kjo ishte fitorja e 23 në karrierë.

Burimi:www.opinion.al / http://gazeta-shqip.com / Përshtati për ALVA: M. P.