Çdo njeri që kalon në jetën tonë është i veçantë, lë gjithmonë një pjesë të jetës së vet te ne dhe gjithë jetën merr diçka nga jeta me vete, dikush merr shumë e dikush pak, por askush nuk ik nga jeta pa lënë diçka. Krijuesja Xhuli Spahiu me veprat e veta i lë gjurmët e veta për të mirën e çdo lexuesi dhe jorastësisht gjitha shkrimet e veta i ka shkruar me pozitivitetin për të mirën e çdo shpirti njerëzor. Kështjellën mbi themelet e dashurisë, e buzëqeshjes znj. Xhuli Spahiu e ka fituar me punë sistematike duke vepruar pozitivisht për jetën e rreth jetës deri këto vite, shkruar realitetin të cilin e përjetoi vetë gjatë jetës.
Zonja Xhuli është nji Malësore lindur në fshatin Breznicë, e rritur në Malësinë e Bujanocit, e kalitur në ato majë bjeshke të kësaj toke të Shqipërisë Etnike mbetur ndër Sërbi, që gjithë jetën e vet i kushtoi dhëmbjes për vëndlindje që nuk e shijoi lumturinë si i nevoitet shpirtit të krijuesës e poeteshës Xhuli Spahiut, por me mëndje në pozitivitet jete kurr nuk u dorëzua dhe as që e ka ndërmend të dorëzohet së shkruari për ti lënë gjurmë jetes së vet aty ku e fali Zoti dhe e lindi Nëna, për vëndin e lindjes Breznicën e Malësisë së Bujanocit të kësaj toke të Shqipërisë Etnike. Ajo është një grua fisnike e bujare, Xhuli ka një bashkëshort të mrekullushëm Xhemailin me të cilin u martuan qysh në vitet 1988 në Komunën e Dardanës ish Kamenicës gjegjësisht në fshatin e mrekullushëm Muqiverc. Ajo është një nënë e mrekullushme, e katër engjujve, dy vajza e dy djem: Lumturies, Hanës, Lanit e Dardanit, por edhe një gjyshe shumë e lumtur me mbesën Rinesen e nipat Denizin e Medinin të cilët ajo i do shumë. Xhuli Spahiu ka një zemër e shpirtë të pastërt, në shumë shkrime të mendimeve pozitive të jetës shprehet: – Me dashuri e respekt, me shpirtë e zemër, me ju dhe për ju, të dashur miqtë e mi… JU DUA!.
Xhuli gjithmonë na sjell mesazhet të cilat pavarësisht sfidave të jetës, me mendime pozitive në veprim tejkalohen vështirësitë e jetës sonë. Vërtet është jeta që shpërblen guximin, besimin, durimin dhe këmbëngultësinë tënde që, në jetë mbetet të kuptohet dhe përjetohet lumturia gjatë përballimit të vështirësive, siç ke lënë gjurmë jete në shkrimet e saja duke shkruar për kuptimin e jetes, të cilës i ka kushtuar. Xhuli, vazhdon në një shkrim të saj: “Vlerën e jetës e dijmë atëhere dhe vetëm atëhere kur përballemi me vështirësitë e saj!” Me forcën e ndërdijes së vet, çdo njeri me atë intelekt që ka, lë diçka pas për t’u përmendur…”, Xhuli, në jetën e saj ka gjurmët të shkruara për t’i lexuar për gjithë lexuesit, por ajo më sublimja ju mbetet pasardhësve tanë për t’i shërbyer jetës së vet. Te shkrimet e saja çdo lexues e këshillon të dizajnon jetën e vetë dhe ti buzëqesh jetës me pozitivitetin e jetës. Emri i saj është e do mbetet histori e shkruar në realitetin e kësaj jete për brezat që do vijnë pas nesh, ata do të kuptojnë në leximin e shkrimeve të saja dhe në mesazhin për të menduar pozitivisht, për të punuar në veprim të drejtpërdrejtë, duke tejkaluar çdo vështirësi të jetës me besim tek Universi.
Njeriut nuk i shikohet bukuria e jashtme, por i shikohet bukuria dhe inteligjenca e brendshme, çka është esenciale. Nga të gjitha shkrimet e saja, ajo i jep forcë çdo lexuesi të dojë jetën e vet, pavarësisht sfidave të vuajtjes, të dojë vetveten së pari me atë që posedon, si dhe tutje të mendojë tërë jetën pozitivisht për t’u shpërblyer me të mirat e Perëndisë. Ky është personaliteti i shpirtit të Xhuli Spahiut. Në librat hyjnorë shkruan: “Një njeri që lë pas vetes qoftë edhe një fjali të shkruar, që ta lexojnë pasardhësit për të mirën e njerëzimit, mbetet në pavdekësi ai shpirt krijues!” Xhuli mbetet në shpirtërat e gjithë atyre që i shërbejnë njerëzimit për të mirë me veprat saja. Po cekim një fjali të thjeshtë por me domethënie të artë nga mesi i shumë fjalive tek mesazhet të shkruara nga Xhuli: “Ndërto kështjellën tënde mbi themelet e dashurisë dhe buzëqeshjes! Fito gjithçka me armët tua! Buzëqeshja dhe dashuria janë gjërat më të lehta, më të ëmblat që falin lumturi…” Ky është shpirti i krijueses Xhuli që shpreh në fund të çdo shkrimi. Njerëzit e pendës janë njerëz të Zotit, në veçanti si Xhuli, që i lënë gjurmët të shkruara për pozitivitetin e jetës të çdo shpirt, nëse don të pranon dhe nëse mendon se je i vlefshëm gjithmonë njeriu del fitimtar me dritën e vet të jetës edhe pse jeta është vetë sprovë, nga lindja sa të jetojmë. Ajo shprehet me një fjali të thjeshtë: – “Falë Zotit shoh dritë. Nënat tona neve na lindën, u gëzuan që dolëm këtë jetë e neve lindëm me vaj… pra jeta është me gëzime, me dhëmbje e vuajtje… por, neve duhet të punojmë e mendojmë pozitivisht gjatë jetës që të mos kemi tërë jetën vaj e lotë dhëmbjeje… Të përpiqemi gjatë jetës të kemi sa më shumë gëzime e lumturi, kjo arrihet me besim në vetëvete, aty i kemi të mirat tona, aty e kemi Krijuesin tonë, aty i gëzojmë zemrat tona, aty kënaqet shpirti me të mirat e kësaj bote që Zoti i ka krijuar për t’i shijuar neve në këtë tokë të bekuar. Nëse mendon se je i pavlefshëm, se je i kotë, gjithmonë gabon, hapat e parë për një ndryshim çdo njeri i ka në vetën e vetë. Dizajnojmë jetën tonë nëpërmjet ndryshimit të mendjes tonë, që ti buzëqeshim pastaj gjatë gjithë jetës t’i falim ata të cilët na kanë lënduar dhe të mësojmë të falim veten”.
Me kohë dhe kurajo ne do të jemi në gjendje për të treguar historinë tonë pa dhimbje në zemër, pa dhimbje në shpirt, atëherë do kemi paqen e brendshme shpirtërore, do të jemi në harmoni me veten dhe të tjerët. Vetëm një zemër e mirë është e aftë të ndryshojë botën. Vetëm zemra dashamirëse arrinë të këpuse fijet e inatit, të trishtimit të shpirtit, të urrejtjeve. Zemra dashamirëse është një gjë e mrekullueshme, është një zemër e ngjashme me atë të Zotit. Nëse dëshiron një jetë të qetë, ekziston një mënyrë, e ajo është shumë e thjeshtë: BUZËQESHJA. Dhe për më shumë ajo ka dy librat e saja ku mund të frymëzoheni për një ndryshim të mbarë “Dizajno Jetën Tënde” dhe “Buzëqeshi Jetës”, pra kjo është krijuesja Xhuli Spahiu e cila po le gjurmët e saja në çdo shkronjë të përmbledhur nga mendja e saj e ndritur.
Burimi:Xhuli Spahiu / ALVA – Manjola Perja