Kushdo tashmë nuk do habitej se në degën gjuhësi, shkencë e matematikë në Universitetin Pisa të Italisë studiojnë më shumë se 1.000 studentë nga Shqipëria ose edhe me prind shqiptarë të lindur në Itali. Për më tepër lajmi i fundit i bukur se ndër ta Christian Kotorri është i vetmi  i cili ka përfunduar studimet për Gjuhësi me medalje ari në universitetin Pisa të Italisë dhe ka marrë titullin doktor është veçantia e vlerësimit të studimeve disa vjeçare.

Kur ne e pyetëm përse pikërisht këtë degë ai na vuri në dijeni se:

Atë e ka tërhequr që në shkollë 8 vjeçare dhe të mesme gjuhësia. Më tej gjatë studimeve në shkollë të mesme ai është fokusuar me greqishten e vjetër, me gjuhën latine, italiane dhe filozofinë. Përveç kësaj gjuhësia i pëlqen  sepse analizon gjuhën njerëzore si një sistem për të lidhur tingujt ose shenjat.

Për Christian medalja është arritja nga puna e palodhur me studimet dhe kërkimet që ka bërë ndër vite. Është çelësi i jetës për të arritur atë që ai do, për të bërë krenarë prindërit e tij duke qenë se është i gërshetuar me prindërit, nëna italiane dhe babai shqiptar. Christian gjithashtu në fund të intervistës theksoi se:“Dua të mësoj mirë dhe të pasuroj gjuhën shqipe si një nga tre gjuhët më të lashta të familjes indo- evropiane dhe pse jo në të ardhmen të jap nga vetja diçka për Shqipërinë”.

E përgëzojmë Christian për arritjet e realizuara deri tani dhe i urojmë suksese të mëtejshme!