alvasarkofak

“Sarkofagu i Meleagrit”, padyshim është një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe përbën një pjesë së thesarit tonë arkeologjik. Ky thesar, nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi.

Në etiketën shpjeguese të këtij sarkofago thuhet se është i periudhës romake dhe i përket gjysmës së parë të shek. II pas Krishtit”, thote studiesi Frederik Stamati, i cili vnë ka vizituar Muzeun Arkeologjik të Stambollit dhe sjell si përshtypje të parë “Sarkofogun e Meleagrit”, i zbuluar në Durrës dhe i transportuar në Stamboll në kohën e pushtimit turk.

alvasarkofak

Ai thekson se “Në qendër paraqitet Meleagri i vrarë nga Apolloni dhe që mbartet drejt familjes nga dy vëllezërit dioskurë. Në të djathtë duket motra e tij, e cila ka vrarë veten”.

Ky sarkofag u zbulua më 1908 teksa po hapej një rrugë në Durrës. Së bashku më sarkofagun u gjet edhe një thesar me monedha të arta. Si sarkofagu, ashtu edhe monedhat prej ari u çuan në Stamboll, si qendër e Perandorisë.

Burimi:Frederik Stamati