Dua mëngjeset e Majit
kur këndon bilbili i bukur
kur fryn erëza e malit
edhe qarku është i skuqur.

Dua lulet-ë të fushësë
në mëngjez kur janë plot me vesë
doçkat e bardha te çupës-ë
vete me vrap që ti presë.

Refreni
Po nga gjith’ ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë.

Dua natën në verë
kur të ndritin yjt’ e artë
kur fryn zefiri me erë
dhe dëfrejn’ kët’ zemrën e zjarrtë

Zogjtë që ëmbël ligjërojnë
nëpër lisat mbushur me fletë
o sa gaz që mua më bëjnë
për natyrën e vërtetë.

Refreni
Po nga gjith’ ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë.

 

Grupi Lira/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL