NEW YORK CITY: Kanë qenë dy oficerët e policisë së New York-ut, pjesëtar ata të uniformave blu të NYPD, oficer Djonbalaj – Burim Gjonbalaj, dhe Serani, të cilat ashtu si shkruajnë në rrjetin social Facebook, shqiptarët,:
Mbasi u sinjalizuan nga salla e komandimit se një shofer taksie me një pasagjer kishte humbur ndjenjat. Dy oficerët shqiptaro-amerikanë, kanë ndërhyrë me masat e shpejta duke kryer CPR, metodën e ndihmës së shpejtë nga eksperienca e tyre, duke ia rikthyer frymëmarrjen dhe sjellur në jetë personat e sëmurë.
“Punë e shkëlqyer e Shqipeve” i uroi Shoqatës së tyre NYPD Illyrian Society, që përfshin qindra shqiptaro-amerikanë të angazhuar në forcat e rendit dhe të drejtësisë, gjitha të mirat” shkruajnë në rrjetin social Facebook shqiptarët.
Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 250 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria Society ”Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane.
Ndërkohë, që në uniformat blu në New Jersey NJPD, thuhet se janë më shumë se 100 shqiptarë pjesëtarë të NJPD dhe që kanë Shoqatën e Zbatimit të Ligjit “Albanian American Law Enforcment” të Shtetit New Jersey