Personalisht u ndjeva krenar kur familja përmetare Milo më kërkoi ndihmën modeste. Bashkë me patriotët e mi që financuan dhe përgatitën gjithçka, shpalosëm sot në kryeqytet banderolën e madhe të mirënjohjes në shenjë sensibilizimi dhe respekti për doktorët, infermierët, sanitarët dhe gjithë mjekësinë shqiptare që na është përkushtuar të gjithëve 24 orë.
Sapo kaloni mbikalimin në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” në drejtim të Kombinatit do u shfaqet billboardi gjigand ku do lexoni:

Zemrën falja DASHURISË,
Mushkëritë besoja MJEKËSISË!
#reapektPërBluzatEbardha
Me kontribute të tilla dhe duke ndenjur të gjithë në shtëpi do ua bëjmë më të lehtë punën mjekëve dhe do e shërojmë sa më shpejt Shqipërinë!

Burimi:Bledi Mane