Pamja e parë panoramike që kemi nga qyteti i Elbasanit, “Dheut të Ri” (siç e quanin dikur arbërit); asokohe qyteti më i madh i Shqipërisë së Mesme, realizuar nga një anonim më 1868.
Rreth 20 vjet përpara kësaj, Edward Lear pati sjellë imazhet e para të një Elbasani romantik, por që sot nuk ekziston më. Gjithsesi, kjo gravurë e gërvishur në argjend, e jep të plotë imazhin e qytetit mesjetar me kështjellën, portaren, urën apo pirgjet e faltoreve.
Këtë pamje të rrallë, mbresuese dhe pak të njohur, memorizuar nga diturorët voskopojare në kapakun e një libri mbi ndodhitë e Shin Jon Vladimirit.