Elton Saliaj është vetëm 20 vjeç, ka themeluar dhe krijuar NeoCharger. NeoCharger e nisi aktivitetin tregtar në muajin dhjetor 2016, pasi u vlerësua dhe u mbështet financiarisht në programin e punësimit të UNDP, e cila shërbeu gjatë fazës 6 mujore të zhvillimit të produktit.

Eltoni studion për biznes pranë TBU – Tirana Business University. Ai është i apasionuar pas sipërmarrjes, inovacionit dhe të folurës në publik, së bashku me miqtë e tij, kohën e lirë e kalon duke ndërtuar bateri për karikimin e celularëve. Përveç studimit ai është i fokusuar në rritjen e kompanisë dhe përmirësimin e mëtejshëm të produktit të tyre të parë, NeoCharger.

NeoCharger është konceptuar si një pajisje tavoline për bare, restorante, hotele, salla konferencash, mjedise pune, etj, që merr energji nga një bateri e rikarikueshme dhe që mundëson shpejt dhe me siguri karikim për deri në dy pajisje portabël (telefon, tabletë, bateri, kufje, etj) në të njëjtën kohë. Kjo pajisje, në subjektin që bashkëpunojmë, ofrohet në rast nevoje pranë tavolinës ku përdoruesi është akomoduar.

Mundësia e karikimit të celularit, tashmë në një distancë të afërt e që të garanton njëherazi disponueshmërinë e përdorimit, paraqet një alternativë zgjidhje dhe komoditet për përdoruesin.

NeoCharger ka menduar t’i ofrojë bizneseve në sektorin e shërbimeve një pajisje që bën të mundur karikim të shpejtë e të sigurtë për deri në dy pajisje portabël (telefon, tablet, bateri, kufje, etj) në të njëjtën kohë. Kjo pajisje, ofrohet në rast nevoje pranë tavolinës ku përdoruesi është akomoduar. Pra mundëson zgjidhjen e problemit të pamjaftueshmërisë së baterisë celulare, në komoditetin maksimal për përdoruesin si dhe dhe diferencim të subjektit (lokalit partner) me një shërbim shtesë, që deri tani na rezulton se është shumë i kërkuar.

Pajisja ka nxitur interes të veçantë dhe nga individë të cilët mjet parësor pune dhe argëtimi kanë smartphonët e tyre dhe me patjetër duhet të jenë me bateri dhe aktiv gjithë kohës, gjithashtu shumë persona të apasionuar mbas udhëtimeve, pushimeve dhe që duan te kapin çdo moment, pamje nga këto vende kanë gjetur zgjidhje me anë të NeoCharger për karikimin e smartphonëve të tyre. 

Eltoni dhe ekipi i tij janë të fokusuar në përmirësimin e produkteve të tyre me qëllim afrimin sa më shumë me nevojat e klientëve prandaj pritet të mundësojnë së shpejti prototipin e tyre të dytë të NeoCharger i konceptuar përveç të tjerash dhe si një produkt promocional me mundësinë e brandimit të personalizuar për cdo kompani të interesuar.

Për më shumë informacione dhe detaje rreth produktit mund ti kontaktoni direkt në email info@neocharger.com ,ose vizitoni NeoCharger në rrjetet sociale:

https://www.facebook.com/neocharger.al/ 

https://www.instagram.com/neo_charger/?hl=en  

www.neocharger.com