Furra e bukës Bellini në zonën e Monterosso, Bergamo është një shenjë e integrimit të mirë dhe solidaritetit të madh. Vëllezërit Skuqej nuk ndaluan kurrë së ndihmuari qytetin e madh që i priti mirë vite më parë. Duke furnizuar me ushqime shtëpitë italiane dhe duke dhënë bukë, ata përqafuan vuajtjet e Bergamos me një altruizëm të madh.

Një mirënjohje që vjen nga rrënjët e forta si ato që ata zotërojnë, qyteti i Shkodrës. Si ata, edhe shqiptarët që punojnë në Lombardi midis shëndetësisë dhe prodhimtarisë nuk e kanë ndalur kurrë këtë aparat të madh të ndihmës vullnetare, jashtë mirënjohjes dhe për të shënuar origjinën italo-shqiptare..

Panificio Bellini mban lart të dy flamujt, duke lëvizur nga shtëpia në shtëpi për të lehtësuar peshën e kësaj tragjedie. Të veshur si luftëtarë por me mirësinë e butë të “engjëjve të bukës”.
Sot më shumë se kurrë ne kemi rizbuluar një vend të bashkuar të gatshëm për të ndërhyrë për të lehtësuar dhimbjet që na sjell ky virus, bukuria e integrimit është pikërisht kjo, duke qenë pjesë e dhimbjes dhe lumturisë së tokës ku ndodheni, – shkruhet në portalin italian për 2 vëllezërit shqiptarët “engjëjt e bukës”.

Burimi: https://brunakolamece.wordpress.com/