Besimtarët bektashinj festojnë ditën e Sulltan Nevruzit, ditën kur kremtohet ditëlindja e imam Aliut.

Festa në fjalë festohet nga komuniteti bektashian që prej 800 vjetësh.

Sulltan Nevruzi është një festë e njohur për shqiptarët dhe më kryesorja në botën bektashiane. Sipas tyre në këtë ditë çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin.

Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Nëse fokusohemi te fjala “Nevruzi”, ajo vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite.

Prandaj kjo festë për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit. 22 marsi është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed. Ai ka qenë krahu i djathë i Profetit.

Ka lindur më 22 mars dhe është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i pari i dymbëdhjetë imamëve.

Imam Aliu është një nga imamët e mëdhenj, i pajisur me një dituri të jashtëzakonshme. Profeti Muhamed thotë: “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij” ose “Nuk ka trim si Aliu, nuk ka shpatë tjetër si Zylkari Aliut. Kush do Alinë, më ka dashur mua, kush urren Alinë, më ka urryer mua”.

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Burimi:http://www.gsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu