Më datë 19 Maj 2019, në qytetin e Tiranës u festua 5 vjetori i themelimit të Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile. Morën pjesë të ftuar nga rethe të ndryshme të vendit, anëtarë e simpatizantë të kësaj organizate, të ftuar nga organizata homologe nga Franca, Italia, Irani, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.
Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i përgjithshëm z. Indrit Balliu ndërsa fjalën e rastit Presidenti i USHC-së, z. Dashamir Uruci. U diskutua për shtrirjen e organizatës me degë të reja në të gjitha rrethet e vendit si dhe jashtë territorit të sotem të Shqipërisë.
Gjithashtu u analizua veprimtaria e organizatës në këtë 5 vjetor dhe projektet e së ardhmes. Në emër të bordit të personaliteteve u lexuan përshëndetjet e Prof. Piro Prifti dhe Prof. Zhani Ciko si dhe të organizatave të ftuara nga Irani, z. Shahriar Kia; të investitorëve italianë në Shqipëri z. Enea Leoncini etj. Përshëndetën znj. Kozeta Zavalani, z. Dejvi Allaj, z. Eduard Mullaraj si dhe znj. Ira Kurti.
Në fund të veprimtarisë për të pranishmit u shtrua një darkë festive si dhe u ndane disa certifikata mirënjohje në vlerësim të kontributit ndër vite të anëtarëve, mbështetësve në shërbim të zhvillimit të USHC.
Stafi i organizatës ALVA i uron SUKSESE USHC – Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile në plan projektet e tyre!
Burimi: USHC – Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile