Të gjithë bashkë ke fusha punës
Për t’pa stërvitjen e çunve të Tironës
Zbath bregut t’Lanës onësh rrugës
“Humët gjith ditën o cunat e nonës”.

Të djelën garrumllas në stadium
Vetëm me ka nji cop buk me vete
Nën këmishë, në gji ka nji pullum
Nonc ke shkallët,n’kaptin kapele gazete

Tunej dheu kur bonte gol Tirona
Nga thirrjet tona ushtonin tribunat
“Forca çuna fitorja është e jona”
Të ngazëllyer lëshonim pullumat…