Qendra Alva tashmë pjesë e komunitetit global “World Values Day” ndërmerr nismën “Unë e vlerësoj atdheun tim” me thirjen “Unë e vlerësoj veten time, atdheun tim që kështu do punoj më shumë për të ndryshuar jetën time dhe të tjerëve rreth meje. Po ti?” Tema e përzgjedhur për vitin 2018 është “Mirënjohja”.
Janë planifikuar aktivitete të ndryshme si:dialogje, workshope, seminare me të rinj dhe grupmosha të ndryshme si dhe, organizata, shkolla publike, private, universitete etj. Ky aktivitetet shtrihet kudo ku jetojnë shqiptarët.
Ne jemi një komb që kemi shumë vlera, për këtë ne duhet të informohemi, sepse është detyrë e secilit prej nesh të kontribuojë në ruajtjen zhvillimin dhe promovimin e vlerave të vyera mbarëshqiptare të kombit shqiptar.
Pjesë e program platformës tonë jane edhe konkurset me tematika të ndryshme: si Konkursi poema, piktura, skica më e bukur etj., sipas temave përkatëse.

Alva.Foto /FTESEALVA
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL


1. “Vlerat e mirënjohjes”;
2. “Mirënjohje ndaj vlerave të vendlindjes, vlerat e Tiranës – kryeqytetit të Shqipërisë, çdo qyteti përkatës si Prishtina, Dibra etj.”;
3. “Mirënjohje vlerave të familjes shqiptare”; Familja – anëtarët e familjes, motra, babai, motra, vëllai, etj.;
4. “Mirënjohje vlerave të gruas shqiptare dhe roli i saj në shoqërinë shqiptare”;
5. “Mirënjohje vlerave të zhvillimit personal”;
6. “Mirënjohje rolit të diasporës shqiptare në shoqërinë shqiptare”;
7. “Mirënjohje vlerave të bamirësisë dhe harmonisë fetare”;
8. “Mirënjohje vlerave të heronjve shqiptarë”;
9. “Mirënjohje rolit të medias dhe kulturës në shoqërinë shqiptare”;
10. “Mirënjohje ndaj miqve të Shqipërisë dhe shqiptarëve” etj.;
Çdo kategori e temave përkatëse do ketë vlerësimin, bazuar pëlqimeve që do kenë ato në rrjetet sociale të organizatës tonë. Çdo publikim do shoqërohet me #worldvaluesdayalbania.
Për më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: info@alva.al, alvaalbanianvalues@gmail.com.

FALEMINDERIT QË PRANUAT FTESËN TONË!
FALEMINDERIT PËR MBËSHTETJEN TUAJ!
BASHKË MUND TË BËJMË GJËRA MË TË BUKURA!

STAFI ORGANIZATËS ALVA – ALBANIAN VALUES – VLERAT SHQIPTARE