Në Tiranë sot më 8 Mars, si Dita Ndërkombëtare e Gruas, organizua protesta sensibilizuese për të drejtat dhe liritë e grave. Në protestë ishin përfshirë të rinj dhe të reja si dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile. 

Kësaj proteste ju bashkangjit edhe organizata ALVA – në mbështetje gjithashtu të fushatës globale të Kombeve të Bashkuara:”Fuqizo Gruan – Fuqizo Njerëzimin – Pikturoje atë”. Ne ishim të pranishëm me instalacionin punimin tonë duke shprehur atë shqetesim që na mundon të gjithëve. Dhuna ndaj gruas, fenomen ky jo vetëm në Shqipëri, po shumë i frikshëm krahasuar me dhunën e cila ushtrohet në vendin tonë. Referuar edhe vrasjeve të këtij viti, kjo është një plagë, që shumë gra në ndjeshmërinë e tyre, reaguan për të drejtat e munguara. 

Drejtuesja Ekzekutive e organizatës ALVA Manjola Perja theksoi nismën e organizatës “Unë e vlerësoj gruan” rolin e saj, vlerat që mbart ajo vetë. Po shqetësimi primar mbetet sepse ajo nuk është e ndërgjegjësuar për vlerat që mbart vetë. Sepse cdo stres apo frikë që do ndeshi ajo gjatë jetës do mundet të jetë e fortë ta ketë nën kontroll.

Fenomeni i dhunës ekziston nëpër botë dhe jo vetëm në Shqipëri, për këtë arsye patriarkalizmi është vetëm një hallkë e këtij problemi kaq të madh në vendin tonë.

Shqetësuese mbetet fakti sepse dhuna në familje nuk është traditë e shqiptarit. Ndër shekuj kur kishte dhe vepronte kanuni  gruaja ishte dhe ndjehej më e mbrojtur, sesa sot që ne jetojmë në një kohë të re moderne dhe të emancipuar.

Gratë shqiptare duhet të festojnë 8 Marsin në mbështetje të njëra-tjetrës. Nuk munden të jenë të gjithë në mbështetje të dhunës, por mes nesh ka njerëz që besojnë tek ligji dhe e zbatojnë atë me regorizitet. Të shpresojmë të tilla aktivitete të kenë impakt në shoqërinë tonë dhe jo vetëm.

Protesta të tilla ishin organizuar edhe në disa qytetete të tjera të Shqipërisë si Durrësi, Fieri, Korca etj.