Klubi i Çiklizmit “Gjakova 137” njofton të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit se më datë 10.06.2018, në ora 11:00 tek parku i qytetit të Gjakovës në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon edicionin e katër të garës çiklistike MTB – “Zarushi 2018”.
Gara do të zhvillohet në shtegun e po sa të rregulluar në parkun e qytetit prapa bibliotekës së qytetit dhe do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit të të gjitha grup moshave dhe gjinive.
Gara do të ndahet sipas kategorive që vijon si më poshtë:
1. 8 – 12 vjeç – 1 rreth – 1.3 km
2. 13 – 16 vjeç – 5 rrathë – 6.5 km
3. 17 – 21 vjeç – 15 rrathë – 19.5 km
4. 22 – 35 vjeç – 15 rrathë – 19.5 km
5. 36 + vjeç (veteran) – 15 rrathë – 19.5 km
6. Vajzat – 5 rrathë – 6.5 km
Regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 9:00 në parkun e qytetit prapa bibliotekës së qytetit.
Gara fillon në ora 11:00.
Fëmijë të cilët i takojnë gupmoshave 8-12 dhe 13-16 është e domosdoshme të jenë të përcjellur nga prindërit.
Helmeta e obligueshme gjatë zhvillimit të garës.
Kryesia e klubit të Çiklizmit “Gjakova 137” ju dëshiron mirëseradhjen të gjithë pjesëmarrësve duke ju dëshiruar argëtim dhe momente të lumtura gjatë kësaj ngjarje sportive.
Ftohen të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit të të gjitha grup moshave të marrin pjesë!
Për më shumë informata klikoni linkun e më poshtëm:
http://kosovacycling.org/…/te-dielen-mbahet-gara-ne-cikliz…/
Burimi:KÇ “Gjakova 137”