Gerina Mullaj është shkrimtare, poete dhe publiciste shqiptare.
Ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1992.
Filloren e ka kryer në shtetin grek prej nga ka marrë edhe shtetësine greke krahas asaj shqiptare.
U kthye në Tiranë pë të perfunduar shkollimin e mesëm e për të filluar shkollimin e lartë.
Mbaroi në vitin 2014 studimet në Universitetin e Tiranës ku u diplomua si juriste në Masterin për “Çështje Civile”.
Në të njëjtën kohë ka marrë pjesë në seminare psikologjie dhe filozofie si dhe ka qenë aktive në shoqata për të drejtat e grave.
Ka filluar krijimtarinë herët por romani i parë nga autorja ka dalë në treg në vitin 2015 nën titullin “Mëkati i Shenjtë”, e ndërkohë ka ende shumë materiale të pabotuara të cilat priten të dalin në publik në të ardhmen.
Është angazhuar në disa projekte televizive e ndërkohë është aktive në median online përmes artikujve e shkrimeve të ndryshme analitike.
Aktualisht është duke punuar romanin e rradhës.
Burimi:Gerina Mullaj