Në artikullin “8 Places to Visit in the Balkans Before Everyone Else Finds Out” – “8 vende për t’u vizituar në Ballkan përpara se të gjithë të tjerët t’i gjejnë”, në faqen “CULTURE TRIP” është publikuar fotoja e përzgjedhur me pamje nga qyteti i Gjakovës e fotografit të shquar Mjeshtrit Shkëlzen Rexha, për të prezantuar qytetin e Gjakovës si një ndër 8 vendet për t’u vizituar në Ballkan, ku të interesuar të ndryshëm këshillohen ta vizitojnë atë. 
Në artikull gazetarja shkruan se: 
“Gjakova është një qytet i bukur që ndodhet në vendin më të ri në Evropë, Kosovë, i cili shpesh anashkalohet nga vizitorët e tërhequr nga qyteti më i njohur historik i Prizrenit. Megjithatë, ky qytet simpatik i ofron vizitorëve një pazar tradicional, xhami të bukura dhe një muze interesant etnografik perfekt për zbulimin e historisë së Gjakovës.” 
Faqja “CULTURE TRIP” ka nisur si një faqe që të frymëzojë njerëzit për të eksploruar kulturën dhe kreativitetin e botës përmes teknologjisë inovative dhe rrjetit global.  Tashmë 13 milion njerëz e shikojnë faqen çdo muaj. Vizioni tyre është – “Të sjellim botën sa më pranë njerëzve”.
Burimi:https://theculturetrip.com/…/8-places-to-visit-in-the-balk…/ Përshtati për ALVA:V. D.