Edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja, në qytetin e Preshevës është zhvilluar në rrethana të jashtëzakonshme me vullnetin e mësimdhënësve shqiptarë. Sakrifica e mësimdhënësve në pjesën verilindore të trojeve shqiptare është e dukshme edhe në ditët e sotme.

Shkolla e parë shqipe në Preshevë është hapur para 70 vjetësh pas saj nuk ka munguar edhe arsimi i mesëm, i cili filloi me hapjen e paraleleve të Gjimnazit “Bora Stankoviq” të Vranjës, më 1961.

Në vitin shkollor 1964-65, Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Zora Socijalizma, ndërsa më 1968 merr emrin “Skënderbeu”, të cilin emër e mban edhe sot.

Burimi:http://presheva.al/ Përshtati për ALVA: E. D.