Ndër 30 vizatimet e kohës së Liceut, ajo që të bën përshtypje në vizatimet e mjeshtrit të mirënjohur Agim Sulaj, është portreti i gjyshes dhe dedikimi i veçantë “Të kam shum xhan, Gimi yt”.

“Fatmirësisht, – me shumë gëzim, thekson artisti Sulaj – i gjeta këto vizatime, në një valixhe te shtëpia ime në Vlorë. Janë vizatime të punuara në tush në laps dhe gjilpërë e thatë, teknika që ai kam pas studiuar gjatë shkollës në atë periudhë.”

Të kam shum xhan, Gimi yt – dedikimi i piktorit Agim Sulaj për gjyshen e tij

Gjyshja ka qenë një nga personazhet e artistit të shquar Agim Sulaj në kohën e adoleshencës. Ai ka jetuar në Tiranë, në shtëpinë e saj, gjatë kohës që ai studionte në lice.  Ajo ka qenë modeli im, – thekson piktori Sulaj. I thosha “hajde të pikturojë pak” dhe ajo rrinte e pozonte e palodhur. Madje ndonjëherë edhe e zinte gjumi nga lodhja e punëve. Unë i thosha “hapi pak sytë” dhe vazhdoja e vizatoja.

Portreti gjyshes nga Agim Sulaj

Në ekspozitën e dhjetorit në Tiranë, e titulluar “Rrënjët 4” e plotëson edhe më tej vlera e mesazhit që mbart, ajo. Me gjetjen e këtyre vizatimeve, ajo të rikthen sërisht tek fillesat dhe mbresat e para frymëzuese të piktorit. Tek oborri i gjyshes, portreti i saj, rrugicat e Tiranës, Vlorës si për të na thënë se gjithçka sado që ne e harrojmë apo me padashje e neglizhojmë, lind aty ku ka rilind edhe frymëzimi i parë, tek rrënjët tona.


Portreti gjyshes nga ekspozita “Rrenjet” e piktorit Agim Sulaj

Burimi:www.shqiptarja.com & ALVA